Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Los Anxhelos, sulm dhe viktima në aeroport


Los Anxhelos, sulm dhe viktima në aeroport


los angjelos

Pasagjerët e aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, në Shtetet e Bashkuara perjetuan frike dhe tmerr kur një person i armatosur qëlloi me pushkë në Terminalin 3, dhe vrau një nëpunës të Administratës së Sigurisë së Transportit, dhe plagosi shtatë të tjerë.

Sipas autoriteteve, i dyshuari u plagos gjate ndjekjes nga policia dhe me pas u arrestua.

I dyshuari, një djalë 23-vjeçar, i cili më vonë u identifikua si Paul Anthony Ciancia, banorë i Los Anxhelos, nxorri pushkën nga çanta e tij dhe hapi zjarr ne menyre te pakontrolluar. Më pas, ai ndaloi në zonën e kontrollit dhe vazhdoi të qëllonte. Sipas burimeve zyrtare, ai ishte i vetëm.


Viktima e identifikuar, Gerardo Hernandez ishte oficer, ndërkohë, njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Ngjarja shkaktoi anulimin e të gjitha fluturimeve. Kryetari i Los Anxhelosit, Erik Garceti, tha se të gjithë pasagjerët apo punonjësit që ndodheshin brenda aeroportit janë tashmë të sigurt dhe pranoi se kjo është hera e parë në histori, që vritet një oficer i lartë në detyrë.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti Barak Obama ishte informuar për incidentin, dhe se forcat shtese te sigurise mbuluan vendin e ngjarjes nga frika e ndonjë sulmi te mundshem terrorist.

/Mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Norvegji merr hov shtrirja e Islamit

Categories

Archives