Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lodhja e syve

Lodhja e syve

syte

Nëse edhe ju kaloni orë të tëra para kompjuterit duke punuar, apo jeni amvise dhe duhet të qepni për një kohë të gjatë, atëherë sytë tuaj lodhen, thahen dhe fillojnë që t’ju djegin. Kjo ju pengon që të vazhdoni me punën që duhet ta bëni.

Sytë tonë janë shqisat më të ndjeshme të organizmit. Lodhja e tyre shkakton simptoma të tilla, si dhembja e kokës, shikimi i turbullt, apo edhe i dyfishtë. Kjo dukuri quhet lodhje e syve, apo aesthenopia. Edhe disa sëmundje të syve, sikur që është glaukoma, në fillim mund të manifestohen me lodhje të syve. Nëse sëmundjet e tilla nuk trajtohen, ato mund të çojnë deri te verbëria. Për këtë shkak, nëse keni simptoma të lodhjes së syve për një kohë të gjatë, atëherë gjithsesi duhet të këshilloheni me mjekun specialist.

Ndriçimi adekuat, jo tepër i fortë

Një faktor i njohur që shkakton lodhjen e syve, është edhe sasia e tepërt, apo e mangët e dritës. Për këtë shkak, duhet që ta përshtatni sasinë e dritës që përshtatet me nevojat tuaja.

Shikimi në largësi

Shikimi i gjërave që gjenden larg është opsion më i mirë sesa shikimi i gjërave për së afërmi. Për këtë shkak, caktojeni një largësi më të madhe të shikimit të gjërave, me kusht që të vazhdoni t’i shihni qartë ato. Konsiderojeni edhe mundësinë e bartjes së syzave. Konsultohuni me mjekun, i cili do t’ua caktojë dioptrinë e syzave që duhet të bartni.

Pushoni

Duhet ta dini se koha e pauzës në punë është shumë e rëndësishme. Uluni, apo shtrihuni, mbyllni sytë dhe për një moment mos mendoni asgjë në lidhje me punën. Apo, dilni e shëtitni, shikoni objektet e largëta, duke i ushtruar sytë. Kjo zvogëlon tensionin e muskujve të syve tuaj.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pasqyra e gjakut dhe vlerat normale

Rrahja e qerpikëve

Sytë tuaj mund të thahen duke shikuar një objekt të caktuar për një periudhë të gjatë. Rrihni qepallat disa herë, në mënyrë që t’i shpërndani lotët njësoj në tërë sipërfaqen e syve.

Pastrojeni ajrin

Tymi i cigareve dhe nga burimet tjera, mund të shkaktojë djegie të syve. Për këtë shkak, ajri në ambientin ku punoni duhet të jetë i pastër dhe pa tym.

Tags:

Categories

Archives