Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lodhja e shpirtit


Lodhja e shpirtit


shpirti

Shejh Muhamed Husejn Jakupi, Allahu e ruajt, thotë: Nga njerëzit ka asi lloji që vjen dhe thotë: Ndjehem tepër i lodhur.

Kur e pyet se pse, ku qëndron problemi?!

Përgjigjet: Nuk e di, më është ngushtuar shpirti.

E pyet se cila është arsyeja?!

Përgjigjet: Nuk e di, prekem shumë shpejt.

Shpirti më është ngushtuar dhe më duket se ngulfatem.

E pyet: A ke nevojë për të holla?!

Përgjigjet: Jo, pasha Allahun jo.

Nuk e di se për çka bëhet fjalë, nuk janë në pyetje të hollat!

E pyet: Mos ke ndonjë problem me gruan tënde?!

Përgjigjet: Jo, përkundrazi.

Ndjehemi shumë të lumtur mes veti.

E pyet: Mos të janë sprovuar fëmijët me diçka?!

Përgjigjet: Jo pasha Allahun.

Ata janë shëndoshë e mirë.

E pyet: Mos ke ndonjë problem në punë?!

Përgjigjet: Jo, çdo gjë është në rregull.

E pyet: Mirë, atëherë kjo e tëra nga vjen?!

Përgjigjet: Nuk e di! Nuk e di! Nuk e di!

Ndjehem i lodhur, shumë i lodhur!!

– Kjo lodhje, është lodhje e shpirtit. Ajo nga e cila ankohet ky njeri, nuk është trupi i tij, po ajo është shpirti i tij.

Për këtë arsye i gjen pasuesit e epsheve dhe mëkatarët në vuajtje dhe dhembje.

Nga gjynahet u shtohen pikat e zeza në zemër, e me atë u shtohet edhe pikëllimi, e nga pikëllimi u shtohet edhe dhembja, e nga dhembja u shtohet edhe shtrëngimi.

Shpirti nga brenda i bërtet, është i uritur dhe i etur, mirëpo nuk di se çka të bën.

Për këtë arsye ai hulumton gjëra materiale, në ushqim dhe në pije, në veshje dhe në qeshje, mirëpo të qeshurit e tij del vetëm se nga goja, e jo nga zemra e tij.

Shpirti ka nevojë për ilaç i cili buron nga vendi prej nga ka ardhur vet shpirti, dhe kjo: ” … është çështje që i përket vetëm Zotit tim …”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Lumturia e njeriut në pesë gjëra

Allahu i Madhëruar thotë: “Do të pyesin ty për shpirtin.
Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim …”. Isra 85.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

image_pdf
Tags:

Categories

Archives