Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Llojet e syrit të keq magjepsës

Llojet e syrit të keq magjepsës

syri i keq

Ekzistojnë dy lloje të syrit magjepsës ose të syrit të keq: syri i njeriut dhe syri i exhinit. Lidhur me këtë temë është thënë se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte parë në shtëpinë e Ummi Selemes , r.a., shërbëtoren e saj si i kishte ngulur sytë zhbirues në fytyrën e saj, dhe e kishte komentuar kështu: “Ajo ka sy të keq (sa’afa). Le të marrë abdest”.153 El-Hysejn bin Mesud el-Farra’ e ka shpjeguar këtë hadith: “Sa’afa nënkupton magjepsjen nga syri i keq magjepsës i xhinit. Kjo do të thotë se ai është sulmuar nga ndikimi negativ i syrit të keq magjepsës të exhinit, për të cilin ka thënë se është më i dëmshëm se therja e shtizës së armikut”.154 Më tej Xhabiri e ka komentuar se “syri i keq magjepsës mund ta çojë personin deri në breg të vdekjes dhe mund ta fusë devenë në tenxhere”.155
Ebu-Seid el-Hudri ka transmetuar se i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., për t’u ruajtur nga syri i keq magjepsës i exhinit dhe i njeriut, e ka pasur zakon që të kërkonte mbështetje tek All-llahu i gjithëfuqishëm.156 Megjithatë, grupi i myslimanëve të paaftë, që kanë pak mençuri dhe që nuk janë të vetëdijshëm, edhe më tej vazhdojnë ta mohojnë ekzistimin e syrit të keq magjepsës dhe pohojnë se kjo është vetëm një imagjinatë, mendim i keq, diçka e thënë pa menduar fare. Natyrisht, njerëz të këtillë kanë më së paku mençuri. Ata dëgjojnë dhe kuptojnë pak, por njëkohësisht qëndrojnë më larg së vërtetës, janë më budallenjtë, më të verbtit dhe të ndarë nga Zoti i tyre me velin e ndarjes, qëndrojnë tepër larg diturisë së vërtetë të shpirtit dhe të shpirtrave, larg natyrës, aftësive dhe ndikimit të tyre. Për më tepër, udhëheqësit dhe njerëzit e mençur të shumicës së popujve të botës, pa marrë parasysh besimin e tyre fetar dhe traditën, jo vetëm që nuk e mohojnë ekzistimin e syrit të keq magjepsës, por edhe diskutojnë mbi shkaqet dhe shkallën e ndikimit të tij.

Categories

Archives