Sunday, 21/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Llojet e shokëve

Llojet e shokëve

Llojet e shokëve

Cili është dallimi ndërmjet, shokut të interesit, shokut të kënaqësisë dhe shokut të vlerave!

Shejhu i nderuar Bekr Ebu Zejdi –Allahu e mëshiroftë- në librin e tij ‘’Stolit e kërkuesit të diturisë’’ thotë: Llojet e shokëve janë:

• Shoku i interesit
• Shoku i kënaqësive
• Shoku i vlerave

Shpjegimi:
“Shoku i interesit, është ai i cili shoqërohet me ty, derisa ka dobi prej teje, qoftë pasuri, pozitë apo diçka tjetër.. Mirëpo nëse ndërpritet dobia (interesi), ai të bëhet armik i cili nuk të njeh dhe nuk e njeh, e sa të shumtë janë këta.. E sa të shumtë janë ata që ngacmojnë të tjerët në mirësitë që ua bëjnë.. Nëse u jepet ata pajtohen, por nëse nuk u jepet atëherë të urrejnë.. Ky është shoku i interesit.”

“Shoku i kënaqësisë, është ai i të shoqëron vetëm për shkak se sa është me ty kënaqet, në biseda, në ndeja… Mirëpo ky nuk të sjell asnjë dobi dhe as që do të të sjelle ndonjë dobi.. Nuk të shoqëron pos për të kaluar dhe humbur kohën me ty.. Kujdes edhe nga ky lloj shoqërie.”

“Shoku i vlerave, është ai i cili të drejton për në çështje që të ngritin dhe të zbukurojnë, dhe të ndalon nga ajo që të nënçmon.. Të hap dyert e mirësive dhe të drejton për në të.. Nëse gabon të ndalon nëpërmjet metodave që nuk të turpërojnë dhe nuk të humbin nderin tënd..
Shoku i vlerave ky, është nga ata të rrallët që është shumë e vështirë për t’i pasur sot..

☆Allahu na furnizoftë me shokë të mirë dhe të vlerave, dhe na bëftë të gjithëve prej shokëve të vlershëm.

– Omer Ibën Hatabi –Allahu qoftë i kënaqur me të- thotë: “Nuk është nderuar me diçka më të mirë ndokush pas islamit sesa të ketë një vëlla të mirë, e nëse gjen ndonjëri prej jush miqësim me ndonjë vëlla, le ta mban atë.”

– Imam Shafiu –Allahu e mëshiroftë- thotë: “Nëse ke një shokë i cili të ndihmon për në adhurim, atëherë ruaje atë, ngase të gjeturit e një shokut është e vështirë, ndërsa humbja e tij është shumë e lehtë.”

– Imam Hasan Basriu –Allahu e mëshiroftë- thotë: “Vëllezërit tanë janë më të dashur te ne sesa familjet dhe fëmijët tonë, ngase familjet tona na kujtojnë dynjanë, ndërsa vëllezërit tanë na e kujtojnë ahiretin, dhe prej cilësive të tyre është: Altruizimi (T’i japin përparësi vëllezërve të tyre). Ndërsa Llukman Hakimi djalit të vet i thotë: “O biri im, gjëja e parë që ta fitosh pas besimit në Zot që të kesh një vëlla të sinqertë, ngase shembulli i tij është sikur shembulli i pemës, nëse ulesh nën hijen e saj të mban të freskët, nëse merr nga pemët e saj të ushqen, dhe nëse nuk të sjell dobi së paku nuk të dëmton.”

Përktheu: S.F.

Categories

Archives