Tuesday, 20/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Llojet e leximeve dhe ndikimi i tyre në zemrën e njeriut



Llojet e leximeve dhe ndikimi i tyre në zemrën e njeriut

kurani

Llojet e leximeve dhe ndikimi i tyre në zemrën e njeriut

 

Ibnu Tejmije Allahu e mëshiroftë thotë: Për këtë ti i gjen ata që e shpeshtojnë dëgjimin e poezive për përmirësimin e zemrës së tij, tek ata mangësohet dëshira e tyre për dëgjimin e Kur’anit, derisa ndodhë edhe ta urrejë atë, e ai që e shpeshton udhëtimin për vizitën e pamjeve e të ngjashme, nuk mbetet tek zemra e tij për haxhin dhe shtëpinë e bekuar dashuri dhe madhërim ashtu siç është kjo në zemrën e atij që është zgjeruar për Sunnetin, e ai i cili vazhdimisht merr urtësitë dhe letërsinë nga fjalët e të urtëve të Persisë dhe Romakëve nuk mbetet në zemrën e tij për urtësitë e Islamit dhe letërsisë së tij ai ndikim (sikur i kaluari) dhe ai i cili vazhdimisht lexon ngjarjet e mbretërve dhe historitë e tyre nuk mbetet në zemrën e tij për ngjarjet e Pejgamberëve ajo rëndësi (që i ka kushtuar mbretërve), e shembuj të ngjashëm si kjo ka shumë.

 





Për këtë ka ardhur në hadith nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: Nuk e shpik një popull një bidat vetëm se Allahu ua largon prej sunnetit sikur ajo. E ka transmetuar Ahmedi.

 

[[Iktidau Siratil Mustekim 1/543-544]]

 

Përktheu: Qëndrim Jashari