Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Llojet e dhembjes se kokes



Llojet e dhembjes se kokes

truri

Llojet e dhembjes se kokes





Ekzistojne shume lloje te dhembjes se kokes. Kater prej tyre jane shkak i crregullimit te ekuilibrit te kater sekrecioneve themelore te trupit; lloji i peste eshte pasoje e te thatit ne lukth. Per pasoje, i thati shkakton dhembjen e kokes nepermjet nervus vagusit, i cili e lidh trurin dhe lukthin; lloji i gjashte eshte pasoje e gazrave te ndenjur te lukthit qe perhapen deri ne koke; lloji i shtate eshte pasoje e rrjedhjes se gjakut nga arteria gastrike (gastrica dextra et sinistra); lloji i tete eshte pasoje e ngrenies se tepert, dhe kur nje pjese e ushqimit tretet dhe kalon ne zorre, ekuilibri i ushqimit qe nuk tretet shkakton dhembje koke dhe lodhje; lloji i nente i dhembjes se kokes shfaqet si efekt shoqerues i aktit seksual per shkak te depertimit te nxehtesise; lloji i dhjete i dhembjes se kokes eshte shkaktuar me mjetin per vjellje ose me purgativ per shkak te depertimit te thatesise ose lageshtise ne lukth; lloji i njembedhjete eshte pasoje e qendrimit per kohe te gjate ne diell ose ne temperatura te larta; lloji i dymbedhjete shkaktohet nga te ftohtet dhe nga kondensimi i avujve ne koke; lloji i trembedhjete shkaktohet nga gjumi i pakte (insomnia) ose qendrimi zgjuar me shume ore gjate nates; lloji i katermbedhjete i dhembjes se kokes eshte pasoje e presionit ne koke nga nje material i rende ose per shkak te lendimit te kokes; lloji i pesembedhjete eshte pasoje e bisedes se tepert ne ate menyre qe e dobeson fuqine e trurit; lloji i gjashtembedhjete eshte pasoje e zvogelimit te ushtrimeve fizike dhe i lodhjes se tepert; lloji i shtatembedhjete eshte depresioni, shqetesimet emocionale dhe mendimet lakmitare; lloji i tetembedhjete eshte pasoje e urise, me c’rast avujt ngriten deri ne koke dhe shkaktojne dhembje; lloji i nentembedhjete eshte shkaktuar nga enjtja e mbeshtjellesit trunor, me te cilen individit i duket sikur po i pelcet koka ose se eshte goditur me cekan; lloji i njezet i dhembjes se kokes eshte pasoje e etheve te medha ose e nje semundjeje teper serioze qe e ka kaluar individi.