Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

All-llahu i ka mallkuar atë që nuk i respekton prindërit e tij

All-llahu i ka mallkuar atë që nuk i respekton prindërit e tij

prinderit

Kush nuk i respekton prindërit
All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar atë që nuk i respekton prindërit.
Çfarë ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për këtë?
Transmetojnë Taberaniu dhe Hakimi nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “All-llahu [subhanehu ve teala] i ka mallkuar shtatë krijesa të Tij nga mbi shtatë kat qiejt”, e përsëriti një mallkim tre herë dhe mallkoi çdo njërin nga ato me mallkim të mjaftueshëm, pastaj përmendi edhe atë që nuk i respekton prindërit e tij…”

Kuptimi dhe dobia:
All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar njeriun i cili nuk i respekton prindërit e tij ose i ofendon ata, me të vërtetë
mosrespektimi i prindërve është nga mëkatet dhe gjynahet e mëdha të cilat All-llahu [subhanehu ve teala] i llogaritë me Ilogaritje të rëndë.
Andaj secili që nuk i respekton, ofendon, shanë dhe i keqtrajton prindërit e tij, le ta dijë se edhe fëmijët (pasardhësit)
e tij All-llahu do t’i bëjë që t’ia kthejnë me masë të njëjtë siç ka vepruar ai me prindërit e vet.
Pra, shpëtimi është në nënshtrimin dhe respektimin e prindërve dhe të vepruarit për rehatinë e tyre dhe thirrja e tyre
për një jetë më të lumtur është me të vërtetë nga veprat më të mira, më të dashura dhe më të mëdha tek All-llahu [subhane-
hu ve teala] me shpërblim..
E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] për shpëtim dhe udhëzim. All-llahu ea’lem.

Shkeputur nga libri”100 Prej te mallakuarve nga ana e Allahut dhe Pejgamberit”

Categories

Archives