Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

LISBA me komunikatë kundër “munafikut” Xhabir Hamitit

LISBA me komunikatë kundër “munafikut” Xhabir Hamitit

Lëvizja Islame Bashkohu duke i përcjellur me interesim të lartë diskutimet e fundit lidhur me zgjedhjet e ardhshme për kryetar të BIK-ut dhe pretendimet e Xhabir Hamiti për kryetar të këtij institucioni fetar Islam, lëshon këtë:

a8adb470c93c2503e04021beed5ae939_XL
Komunikatë

Me anë të së cilës i sigurojmë besimtarët musliman të Kosovës dhe përkthyesin Xhabir Hamiti se është tërësisht e papranueshme dhe nuk do të lejojmë me asnjë çmim që në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës si institucionit i vetëm fetar Islam në Kosovë të vij një njëri hipokrit, i devijuar, realizues i skenarëve antiislame që vazhdimisht shpif dhe akuzon pa bazë duke bërë përpjekje që ta paraqes islamin , muslimanët në Kosovë dhe vetë BIK-un si të radikalizuar dhe të rrezikshëm.

Pretendimi i Xhabir Hamitit për tu zgjedhur Myfti është absurd kur dihet që nuk ka pas vetes vetëm katër ose pesë hoxhallarë të dështuar të cilët në mungesë të realizimit të apetiteve të tyre të sëmura për pozita në këshillat lokal të BIK-ut janë rebeluar dhe kanë gjetur vetën të radhitur pas kryemunafikut Xhabir Hamiti që kështu të arrijnë realizimin e interesave të tyre personale , por të mjerët duke mos qenë të vetëdijshëm që janë bërë pjesë e një skenari antiislam.

Poashtu është absurd dhe qesharak pretendimi i tij për të ardhur në krye të Bik-ut kur dihet se BIK-u përfaqëson interesat e besimtarëve musliman ndërsa përkthyesi Xhabir Hamiti nuk ka përkrahjen e asnjë besimtari musliman , dhe për më tepër nuk do të arrij as plotësimin e kushteve që parashohin dispozitat statutore për kandidim për kryetar të BIK-ut , por këtu del në pah përpjekja e planifikuar e cila ka kohë që është në shërbim të përshtatjes së terrenit për ardhjen e kryemunafikut Xhabir Hamiti në pozitën e Myftisë së Kosovës .

Ka kohë që i shituri Xhabir Hamiti së bashku me disa pseudoanalist, pseudogazetar e pseudopolitikan merr udhëzime nga qarqe të caktuara antiislame dhe antikombëtare qendrat e të cilave i viziton shpesh me vëllezërit e tij të idealit tërë kjo në përpjekje për të prezantuar BIK-un me afro 1500 imam si të radikalizuar duke i akuzuar se interpretojnë apo edhe praktikojnë një Islam radikal , me qëllim që të vije vetë në krye të BIK-ut, ndërsa në realitet Islami që predikojnë hoxhallarët e nderuar në kuadër të BIK-ut është Islami burimor i bazuar në Kuranin Famëlartë dhe Traditën Profetike , është islami të cilin e predikoj me zell të lartë vetë Xhabir Hamiti gjatë kohës sa punoj në Qendrën Islame Boshnjake në Vjenë , para se të vihej në shërbim të agjenturave antiislame , të cilave u ka ofruar vazhdimisht e në veçanti viteve të fundit informacione të pavërteta mbi bazën e të cilave pastaj mediat që janë pjesë e kësaj fushate kanë ngritur akuza të shumta inekzistente ndaj BIK-ut , myftiut Tërrnava dhe hoxhallarëve të caktuar.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pensionistët do të kenë përkujdesje të veçantë

Lëvizja Islame Bashkohu i ka përcjellur me vigjilencë të lartë të gjitha lëvizjet që hipokriti Xhabir Hamiti dhe shokët e tij të idealit i kanë bërë në shërbim të ardhjes së tij në krye të Bik-ut e që do të ishte e barabartë me shkatërrimin e këtij institucioni dhe me mbetjen e besimtarëve musliman të pa përfaqësuar sepse Xhabir Hamiti mund të bëhet vetëm myfti i vëllezërve të tij pabesimtar të cilët njëzetë e katër orë shajnë Islamin , fyejnë muslimanët, akuzojnë , shpifin dhe dëshmojnë urrejtjen me tërë qenien e tyre ndaj çdo gjëje islame, por çuditërisht në deklarimet e tyre të cilat Lëvizja Islame Bashkohu i analizon në detaje sheh se si përkrahin pa rezervë ardhjen e kryehipokritit Xhabir Hamiti ne krye të BIK-ut dhe flasin e shkruajnë për të me admirim duke e vlerësuar në superlativ, tërë kjo sepse këtë metodë e kanë zgjedhur për ta luftuar Islamin duke e shtrembëruar atë përmes hoxhallarëve feprishur .

Me Emrin e Allahut ne jemi të vendosur që përkundër këtyre përpjekjeve të mos lejojmë që BIK-u të bije në dorën e hipokritëve të cilët kanë për qëllim rrënimin e Islamit, përhapjen e fesadit duke përçarë muslimanët , nëpërkëmbjen e të drejtave të tyre dhe hapjen e dyerve për ti persekutuar bazuar në akuza të shpifura.

Ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e nevojshëm përfshirë kërkesën e besimtarëve musliman konform rregullave të parapara statutore për shkarkimin e hipokritit Xhabir Hamiti nga pozita e kryetarit të Kuvendit të BIK-ut, pozitë të cilën ky i pafytyrë e mban peng dhe e keqpërdorë në shërbim të përçarjes dhe armiqësisë, një fundërrinë si Xhabir Hamiti nuk meriton të shkel pragun e institucioneve fetare Islame .

Ne kemi një Islam dhe ai buron nga Kurani dhe Tradita Profetike , kjo është feja jonë dhe do të jetë me Emrin e Allahut deri në ditën e fundit të kësaj bote, prandaj çdo akuzë drejtuar BIK-ut për radikalizëm është thjeshtë mjet perfid për të arritur qëllimet e atyre që nuk ia duan të mirën muslimanëve të Kosovës dhe të ardhmes së vendit, ndërsa BIK-u dhe në veçanti Myftiu Tërrnava i kanë shërbyer me besnikëri islamit dhe muslimanëve .

Myftiu Tërrnava është ai që me sukses ka drejtuar BIK-un për dy mandate duke i bërë ballë çdo intrige të thurur nga Xhabiroviqët, ishte myftiu Tërrnava ai që nuk u lëkund përballë sulmeve të matrapazëve dhe islamofobëve, ruajti unitetin e besimtarëve musliman dhe tolerancën ndërfetare me mençuri përkundër sprovave dhe provokimeve , për ç’gjë duhet ti jenë mirënjohës të gjithë qytetarët e Kosovës, përkrahja e të cilëve jemi të bindur që nuk i mungon që myftiu Tërrnava të vazhdoj të jetë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës në të mirë të të gjithëve.

Prishtinë, 18/8/2013

Categories

Archives