Friday, 20/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Lirohuni nga brengat që ua sjellë pagjumësia



Lirohuni nga brengat që ua sjellë pagjumësia

Si të shpëtoni nga pagjumësia

Njeriu një të tretën e jetës e kalon në gjumë, edhe pse askush në të vërtetë nuk e di se ç’është gjumi. E dimë se ai është një shprehi dhe gjendje e pushimit gjatë së cilës kohë natyra e përtërin organizmin, por nuk e dimë se sa orë gjumë i nevojitet çdo njeriu. Nuk e dimë madje se a është gjumi i domosdoshëm.

Kushti i parë për gjumë të mirë është ndjenja e sigurisë. Për besimtarët ilaçi më i mirë është lutja fetare, ndërsa jofetarët duhet të gjejnë mjete të tjera. Njëra nga mënyrat më të mira është ushtrimi i frymëmarrjes dhe i relaksimit. Dr. David Finku thotë se duhet ta bindim trupin që të flejë. Një nga mjetet më të mira që e shëron pagjumësinë është edhe  lodhja fizike. Çfarëdo pune të lodhshme fizike që bëni para se të flini, do t’ju ndihmojë që të bëni gjumë të mirë.

Nëse dëshironi  të liroheni nga brengat që ua sjellë pagjumësia, respektoni këto rregulla:

1. Nëse nuk keni gjumë, punoni diçka, apo merrni librin, Kur’anin dhe lexoni deri sa t’iu marrë gjumi!





2. Mos harroni se nga pagjumësia nuk ka vdekur askush! Brengosja për shkak të pagjumësisë e dëmton organizmin tonë më shumë sesa pagjumësia.

3. Mësohuni të relaksoheni! Praktikoni ushtrimet e frymëmarrjes dhe relaksimit!

4. Gjatë ditës lodhuni me ndonjë punë ose me ndonjë sport, sidomos para gjumit! Mos harroni se trupit të shëndoshë dhe të lodhur, gjumi i vjen vetvetiu!

5. Thuani lutjet e gjumit, suret: Felek, Nas, Ihlas, ajetin-kursi, dy ajetet e fundit të sures El-Bekare, etj.





Categories

Archives