Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lirohen të pafajshëm të gjithë të burgosurit shqiptar nga Presheva pas pesë vitesh gjykimi


Lirohen të pafajshëm të gjithë të burgosurit shqiptar nga Presheva pas pesë vitesh gjykimi


Gjykata e Qarkut në Beograd dhe Prokuroria Serbe për Krime Lufte, sot pas 5 viteve ka përfunduar procesin e gjykimit kundër 17 Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, të akuzuar për ”krime lufte kundër serbëve” në rrethin e Gjlanit  në periudhën kohore qershor-tetor të vitit 1999.

te burgosurit ne presheve

Siç ka mësuar presheva.com, të gjithë të akuzuarit nga Gjykata e Shkallës së dytë – Gjykata e Apelit, Prokuroria Serbe për Krime Lufte janë shpallë të pafajshëm dhe momentalisht ata janë duke u kthyer të lirë drejt shtëpive të tyre!

Gjykata në Beograd i dënoi 11 ish-luftëtarët e UÇK-së, anëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” me një total prej 116 vitesh burgim për krime ndaj civilëve, gjatë luftës në Kosovë.

Agush Memishi u dënua me 12 vjet burgim, Samet Hajdari me 15, Nazif Hasani dhe Ahmet Hasani me nga 13 vjet burgim secili.

Burim Fazliu dhe Selimon Sadiki me 12 vjet burgim, Faton Hajdari me 10, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu me nga tetë vjet secili, ndërsa Shefqet Musliu me pesë vjet burgim.

Fazli Ajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, që janë në arrati janë liruar nga të gjitha akuzat dhe urdhri ndërkombëtar për arrestimin e tyre është hequr. Shemsi Nuhiu, i cili u ekstradua në Serbi në maj të vitit 2012, u lirua gjithashtu. /presheva/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Premtimi prej një milion euro ndihmë për Luginën rezulton mashtrim?

Categories

Archives