Sunday, 16/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

 Lindja e Diellit nga perëndimi – Shenjë e madhe e Kijametit



 Lindja e Diellit nga perëndimi – Shenjë e madhe e Kijametit

Lindja e Diellit nga perëndimi

Thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: “…Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd , asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij nëse ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire.” (En’am:158) Transmetoi Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: “Ai që pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, do t’ia falë Allahu atij. E, kur Dielli lind nga perëndimi, mbyllet dera e pendimit.”





Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: “Nuk do të vijë kiameti para se të lindë Dielli nga perëndimi i tij. E, kur ai lind dhe njerëzit e shohin atë, besojnë të gjithë. Ai është momenti kur askujt besimi nuk i bën dobi nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka fituar asnjë të mirë në besimin e tij.” Transmetohet nga Hudhejfe se tha: “E pyeta të Dërguarin e Allahut e i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Cila është shenja e lindjes së Diellit nga perëndimi?” Tha Muhamedi alejhi selam: “Zgjat ajo natë derisa duket sa dy net, zgjohen atë natë ata që e kishin shprehi të faleshin dhe veprojnë sikurse vepronin më parë. Yjet nuk duken, janë fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen përsëri për t’u falur, pastaj bien e zgjohen prapë dhe kështu derisa u lodhet trupi atyre dhe u duket ajo natë e gjatë. Atëherë njerëzit fillojnë të frikësohen që nuk gdhin e derisa presin lindjen e Diellit nga lindja e tij, kur, ai lind nga Perëndimi. Kur njerëzit e shohin, besojnë (të gjithë), por nuk u bën dobi besimi i tyre.”