Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Limaj dhe nëntë ish-luftëtarët e UÇK-së, shpallen të pafajshëm

Limaj dhe nëntë ish-luftëtarët e UÇK-së, shpallen të pafajshëm

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,u shpallën të pafajshëm, Fatmir Limaj, ish-komandant Çeliku dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij Arben Krasnqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Naser Shala, Refki Mazreku, Besim Shurdhaj, Sabit Shala dhe Shaban Shabani

limaj

Kolegji gjyqësor, i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtare vendore , i cili muajve të kaluar është marrë me shqyrtimin e akuzave në rastin “Kleçka” shpalli të pafajshëm ish-komandantin e UÇK-së Fatmir Limaj, dhe nëntë të akuzuarit tjerë.

 

Dhjetë ish-luftëtarët e UÇK-së ishin të akuzuar mbi dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës kundër serbëve dhe shqiptarëve në qendrën e paraburgimit në Kleçkë në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë.

 

Limaj dhe të tjerë u desh të përballen edhe një herë me drejtësinë nga nëntori i vitit të kaluar pasi Gjykata Supreme e miratoi pjesërisht ankesën e prokurorit special të EULEX-it, dhe e anuloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë e cila më herët shfajësoi Limajn dhe të tjerët nga akuza për krime lufte.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rezultatet preliminare sipas Demokracisë në Veprim

Categories

Archives