Saturday, 29/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Liga Arabe fajëson regjimin sirian për sulmin me armë kimike

Liga Arabe fajëson regjimin sirian për sulmin me armë kimike

Liga Arabe ka fajësuar regjimin sirian për sulmin e javës së kaluar me armë kimike pranë Damaskut ku mbetën te vdekur të paktën 1300 njerëz.

liga arabe

Liga bëri thirrje që kryerësit e sulmit të sillen para drejtësisë. Ajo u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kapërcyer dallimet e tyre dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët lidhur me masat e mundshme që do të ndërmerren kundër regjimit sirian.

Deklarata nuk përmend lëvizjet e mundshme nga SHBA dhe Britania që të godasin objektivat sirianë në përgjigje të sulmit me gaz helmues.

Arabia Saudite dhe Katari, bënë thirrje për veprim të fortë kundër regjimit sirian dhe për sjelljen e atyre që janë përgjegjës për sulmin me armë kimike para drejtësis./mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Edhe Erdogan apelon për shtim të natalitetit: Lindni minimum 3 fëmijë

Categories

Archives