Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lidhja me të afërmit është prej shkaqeve të zgjatjes dhe begatisë së jetës


Lidhja me të afërmit është prej shkaqeve të zgjatjes dhe begatisë së jetës


Lidhja me të afërmit është prej shkaqeve të zgjatjes dhe begatisë së jetës !Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Prej Enesit,Allahu qoftë I kënaqur prej tij, është transmetuar se ka thënë:

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush dëshiron që t’i zgjerohet risku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta, atëherë të mbajë lidhjet me të afërmit.”Transmetuesi i hadithit
Ai është sahabi i madh Enes ibnu Malik el Ensari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, shërbyes i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). i shërbeu dhjetë vite. Ka transmetuar shumë hadithe dhe ka qenë nga fukahatë dhe dijetarët e sahabëve. Vdiq në vitin 92 h. (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).Kuptimi i përgjithshëmMbajtja e lidhjes me të afërmit është prej shkaqeve që sjellin kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut në ahiret, si dhe shtimin dhe zgjerimin e rriskut në dynja. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në këtë hadith na orienton se kush do që Allahu t’ia shtojë furnizimin e t’ia zgjasë dhe t’ia bekojë moshën, ai duhet të ruajë lidhjet me të afërmit, të cilët janë të afërm nga prejardhja dhe të afërmit nga martesa. Gjithashtu duhet të tregohet me ta i mirë, i mëshirshëm, i butë me të dobtët dhe të mos ndërpresë lidhjet me asnjë prej tyre. Sadakaja për të varfrit është sadaka, ndërsa për të afërmit sadakaja është mbajtje lidhjesh.Dobitë e hadithit

Nxitja për ruajtjen e lidhjeve me të afërmit dhe se kjo është prej shkaqeve që sjellin kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij në ahiret.
Ajo është shkak për shtimin dhe zgjerimin e rriskut në dynja.
Ruajtja e lidhjeve me të afërmit është prej shkaqeve të zgjatjes dhe begatisë së jetës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shuarja e zjarrit me ndihmën e lutjeve

Categories

Archives