Wednesday, 13/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lidhja martesore muslimane !

Lidhja martesore muslimane !

zemra unaza martesa


Martesa në Islam
Në Islam martesa konsiderohet si një institucion i shenjtë. I Derguari i Allahut – Muhamedi as. – ka thene: “Martesa eshte Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi.”

Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron muslimanet te martohen: “Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit)….” (Kur’an, 24:32)

Që martesa te jete e vlefshme duhet te plotesohen keto kushte:

Duhet te behet propozimi i qarte.
Duhet te behet pranimi i qarte.
Duhet te jene te pakten dy deshmimtare. Dhe rekomandohet qe martesa te behet e njohur ne publik (dmth te mos mbahet e fshehte).
Duhet t’i jepet nje dhurate, sado e vogel, nuses nga burri (Mehri).
Dhurata e marteses nga ana e burrit per nusen e tij eshte nje shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e pergjegjesive te tij ekonomike ne martese, dhe e gatishmerise se tij per te marre persiper keto pergjegjesi. Ndaj nuk duhet te kuptohet si nje çmim per nusen apo familjen e nuses.

Eshte e drejta e vajzes te marre vendimin per martesen e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kane asnje te drejte te injorojne apo mos marrin parasysh deshiren e saj.

Categories

Archives