Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Libri i cili nuk kishte vëllim te dytë!?


Libri i cili nuk kishte vëllim te dytë!?


libri pa vellim te dyte
Një përtac që ishte familje me Sulltanin vendosi një ditë të shkoj tek ai e t’i qaj hallin e varfërisë së tij me shpresë që sadopak Sulltani t’i ndihmoj. Sulltani pasi e ndëgjon me vëmendje në vend të parave ia jep një libër.

Personi ndahet nga takimi me Sulltanin duke mos i thënë asnjë fjalë, por mjaft i mllefosur. Çfarë njeriu i marrë, unë i kërkova të më ndihmoj me para ndërsa ai me dha një libër. Çfarë t’i bëj unë këtij librit ?!.

Kur arrin në shtëpi, e hap librin , kur ç’të shoh në faqen e parë të librit një lirë, e hap edhe faqen tjetër poashtu një lirë. Sulltani në çdo faqe të librit kishte vendosur nga një lirë.

Personi tejmase gëzohet, e pasi që kalon një periudhë, vendos që sërish të shkoj te Sulltani duke iu referuar në këtë mënyrë:
” Zotëri librin që më dhuruat e lexova të tërin dhe ishte aq i dobishëm saqë e lexova të tërin, a ka mundësi që të ma jepni edhe vëllimin e dytë të këtij libri ?

Sulltani me seriozitet iu drejtua me këto fjalë:
” Librin që e lexove nuk ka vëllim të dytë “.

”Libri” i njeriut eshte dita, dhe ka 24 ”flete” dhe ne cdo flete ka nje ”flori”.
Pra koha e njeriut është flori dhe nuk ka vëllim të dytë, 24 orë të ditës janë 24 flori, andaj ne duhet shpenzuar në mënyre të dobishme.
Sepse koha është një pasuri e cila nuk ka zëvendësim dhe as nuk ka vellim te dyte.

Një shkrim tjetër i dobishëm  O TI NJERI QË MENDON
Tags:

Categories

Archives