Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LG shet 12 milionë telefona për tre muaj


LG shet 12 milionë telefona për tre muaj


LG ka prezantuar rezultatet e saj të fundit financiare për tremujorin e tretë të vitit 2013, dhe në mes tjerash, kompania jug-koreane gjithashtu i ka publikuar shifrat e shitjeve të telefonave të saj.

lg

LG ka njoftuar se për tremujorin e tretë të vitit ka arritur të shesë mbi 12 milionë telefona, dhe ka thënë se të ardhurat e saj nga njësia mobile janë rritur për 24 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas kompanisë, LG ka arritur që të realizojë 2.75 miliardë dollar shitje nga njësia e saj e telefonave mobil, ndërsa që profitabiliteti dhe mesatarja e çmimit të shitjes ka rënë si apsojë e konkurrencës dhe kostove më të larta të marketingut, me qëllim të rritjes së shitjeve për modelin e saj të ri të telefonit – LG G2.

Muajin e ardhshëm, LG do të prezantojë modelin e saj të parë të telefonit me ekranin e lakuar, përkatësisht modelin LG Flex, ndërsa mbetet të shihet nëse ky model do ta ndihmojë kompaninë që t’i rrisë shitjet dhe profitin e saj nga telefonat e mençur mobil. / Telegrafi /

Një shkrim tjetër i dobishëm  Samsung nxjerr në treg telefonin me ekran të lakuar (VIDEO)

Categories

Archives