Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lezhë, 13-vjeçari zhduket në rrethana misterioze, nëna: Dyshoj tek shokët

Lezhë, 13-vjeçari zhduket në rrethana misterioze, nëna: Dyshoj tek shokët

Zhduket prej dy ditësh në mënyrë misterioze një 13-vjecar në fshatin Tale të Lezhës. Zhdukja e të miturit është denoncuar nga prindërit e tij, të cilët kanë bërë të ditur se e kanë parë për herë të fundit djalin e tyre rreth orës 10:00 të paradites së të martës.

lezhe

Fëmija, K. Ndou, mësohet se ishte larguar në qytetin e Lezhës me dy fqinjët e tij 16 dhe 17-vjec, ku ishte parë nga i ati, i cili e kishte kthyer në shtëpi. Më pas, sic deklarojnë vetë familjarët, i mituri ishte larguar sërish nga banesa dhe askush nuk e pa më.

Nëna e 13- vjecarit hedh dyshime mbi dy adoleshentët, duke deklaruar se pas zhdukjes së djalit të tyre, as ata dhe as prindërit e tyre nuk kanë kontaktuar me familjen Ndou, edhe pse janë fqinj. Denoncimi në polici për zhdukjen e 13-vjecarit është bërë të martën në mbrëmje, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet për ngjarjen.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hoxhaj: Urdhri i Tahirit? Ndrea Prendin e shkarkon kryeministri dhe jo unë

Categories

Archives