Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lexoni këto udhëzime


Lexoni këto udhëzime


 

LEXONI UDHËZIMET E MËPOSHTME

Ju mund të përdorni audio/videon si një test për të parë nëse ju jeni të goditur nga Sihri nga ndonjë reagim që ju mund të keni derisa e dëgjoni recitimin. Ju lutemi ndiqni udhëzimet PIKËRISHT si janë përshkruar:

1. Dëgjoni audio fajllin me kufje (headphones) dhe jo me dëgjuese të hapura.
2. Dëgjoni me koncentrim dhe përqëndrim, pa pasur asnjë zhurmë në dhomë.
3. Të jeni të shoqëruar nga të paktën një person tjetër, mos dëgjoni audion vetëm nëse ju dyshoni që mund të jeni ndikuar nga Sihri
4. Shkruani çdo reagim që keni. Një reagim mund të jetë çdo gjë që është anormale apo të papritura. Këtu janë disa shembuj të zakonshme, por ka shumë mënyra në të cilat ju mund të reagoni:
Ndjeheni të zemëruar
Ndjenja e ankthit
Ndjenja sikur po mbytesh
Dëshira për të ndaluar të dëgjuarit ose ndaluar recitimin
Ndjenë dhimbje në pjesë të trupit
I dobët
Dëshironi të largoheni nga dhoma
Ndjeni ngrohje (nxehtësi) në pjesë të trupit
Tenton për të larguar vëmendjen tuaj larg recitimit
Keni mendime të pahijëshme gjatë recitimit
Dëshiron të flasësh fjalë të këqija
Simptomat e syrit të keq (mësyshit)
1) zbehje e fytyrës.
2)kongjestion (mgushtim) në zonën e gjoksit.
3) Dhimbje koke lëvizëse e cila rritet gjatë recitimit.
4) Ndjenja e nxehtësisë ekstreme.
5) Djersitje, veçanërisht në zonën e shpinës, shkalla e djersitje varet nga fuqia e ndikimit të syrit të keq .
6) Mpirje në duar dhe këmbë.
7) Mërzitje e vazhdueshme në mënyrë të parregullt, sidomos gjatë adhurimit dhe recitimin e Kur’anit.
 Të qajturit apo rënia e lotëve pa ndonjë arsye të qartë.
9) Mërzitje e vazhdueshme rënia e lotëve shpesh ndodh me shumicën e viktimave si pasojë e syrit të keq (mësyshit) nëse dikush është prekur me syrin e keq apo zilia, por ajo është kryesisht e zakonshme në mesin e grave të prekura nga syri i keq.
10) Lëvizje të pavullnetshme dhe dridhje e gjymtyrëve në varësi të fuqisë së syrit të keq.
11) Dridhje të zemrës.
12) Muskuj të tendosur.
13) Dobësi e përgjithshme dhe paaftësia për të punuar.
14) Gjymtyrë të ftohtë në përgjithësi.
15) Vrragë të kaltërta dhe jeshile pa arsye të qarta mjekësore pas recitimit dhe përdorimin e ujit dhe vajit të ullirit.
Nëse ju nuk reagoni fare gjatë recitimit kjo nuk do të thotë se ju nuk jeni goditur.Shumë njerëz nuk reagojnë fare gjatë recitimit, por ata në fakt përjetojnë gjëra më vonë gjatë ditës.Për shembull, në mëngjes një person mund të dëgjojë recitimin si është udhëzuar dhe nuk ka asnjë reagim.Megjithatë, në pasdite ata kanë një iluzion (halucinancione) apo shohin ëndërra në atë natë që ata normalisht nuk do të kishin. Ju lutem të shkruani ndonjë reagim apo simptomë që ju keni, ne e dimë nga përvoja se njerëzit shpesh harrojnë incidente të mëdha apo simptoma thjesht sepse ata harruan.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Trajtimi i prekjes nga syri i keq dhe hasedi

Nese shenjat e Sihrit (magjisë) janë të qarta dhe të pranishme atëherë vizitoni ndonjë hoxhë që bën Rukje sipas KUR’AN-it dhe Sunnetit, dhe është rreptësisht e ndaluar të shkoni te ata që ju japin hajmali të çfarëdo lloji sepse vetëm se do të përkeqësoni më shumë gjendjen.

ps. “me fry” ne gjuhen popullore ,
ne terminologji Islame Rukje

 

Tags:

Categories

Archives