Dyshim nga i cili mori mësim

Një njeri erdhi tek Imam Shafiu dhe me plot dyshim e pyeti: “Si është e mundur që Allahu ta krijojë Iblisin-shejtanin nga zjarri e pastaj ta dënojë prapë me zjarrr?!

Imam Shafiu pa folur u ngrit prej vendit morri një copë dheu të fortë dhe i mëshoi kokës këtij personi, pastaj e pyeti: A të dhembi kjo gjë? Ai ja ktheu Po.
Pastaj Imam Shafiu i tha: “Si është e mundur të jesh i krijuar nga dheu e prapë po ndien dheimbje nga ai?!





Kështu njeriu mori mësimin e duhur dhe u largua në heshtje.

Allahu e mëshiroftë këtë hoxhë i cili punoi me këshillën e Aliut, radijallahu anhu, “Foluni njerëzve me atë formë që ata ju kuptojnë” e këtij njeriu asnjë fjalë tjetër më shumë nuk do t’i bënte dobi se kjo formë e mësimit.