Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lexo në emër të Zotit tënd 



Lexo në emër të Zotit tënd 

libri

Dr. Aid El-Karni

Përktheu: Agron Islami

 

Filloj historia e madhe e Muhammedit s.a.v.s. me fjalën –lexo- që nga dita kur iu shpallën atij –salallahu alejhi ue selem- këto Fjalë në shpellë. Dhe ne, nga –lexo- filluam.

 

Filloj historia, lavdi dhe bukuria e jetës së Ymmetit tonë. Nga zbritja në Tokë e urdhërit hyjnorë –lexo- filloi udhëtimi ynë i shenjtë. Me te iu ndërrua pamja faqes së Tokës, me te iu ndryshuan fletët ditëve të botës. Çastet e para të zbritjes së kësaj Fjale, ishin çastet më të mira dhe më të lumtura të dynjasë. Ngaqë ato ishin çastet ndarëse, të cilat për një kohë shumë të shpejtë, do ta ndanin errësirën nga drita, injorancën nga dituria dhe politeizmin nga monoteizmi.

 

Lexo, fjalë e qartë, e madhe dhe shumë e bukur!

Lexo O Muhammed përpara se të thërrasësh në rrugën në të cilën ti do të thërrasësh…

Lexo O Muhammed, përpara se të punosh…





 

Pa dyshim se –lexo- është metodologji jetësore, si dhe mesazh për çdo të gjallë, që kërkon dituri dhe kërkon të arrijë deri tek veprat e mëdha dhe të virtytshme. Sepse me te, njeriu e largon paditurinë nga vetja dhe nga Ymmeti i tij.

 

Lexo..

E ku të lexoj ky njeri i madh, që edhepse ishte i tillë, ai përsëri nuk pati rastin të mësoj nga ndonjë mësues, e nuk mbajti asnjëherë laps në dorë?!!

 

Për herë të parë do të lexojë, në Emrin e Zotit të tij, Fjalët e Zotit të tij…

 

Për herë të parë do të lexojë, në Librin e Universit të hapur, që t’i sheh Linjat e Urtësisë Hyjnore, të cilat i kanë vizatuar e ngjyrosur Lapsat e Forcës të përtejme e të pafundme!





Categories

Archives