Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lexo, mendo dhe vepro



Lexo, mendo dhe vepro

Dhjetë këshillat e Hasan el Benasë

– Fale namazin posa ta dëgjosh ezanin, në çfarëdo gjendje që të jesh.
– Lexo dhe urdhëro të lexohet Kur’ani dhe kur lexohet dëgjoje atë. Përmende Allahun dhe kohën mos e kalo kot.
– Orvatu të flasësh gjuhën e pastër arabe, sepse ajo është gjuha e Kur’anit.
(Kjo vlen edhe për gjuhën tonë amtare).
– Mos diskuto me mendjemadhësi, sepse mendjemadhësia nuk sjell dobi.
– Mos qesh tepër, sepse të qeshurit e tepërt e shqetëson zemrën e cila është e lidhur me Allahun xh.sh.
– Mos u tall, ngase njeriu i devotshëm din të jetë vetëm serioz.
– Mos e ngrit zërin më tepër se sa që është nevoja, sepse zëri i tepërt nuk durohet.
– Urreje përgojimin, bën vepra të mira dhe fol fjalë të bukura.
– Njoftohu me çdo vëlla që e takon edhe nëse ai nuk don të njoftohet me ty, sepse thirrja e jonë, në esencë, është thirrje dashurie dhe njoftimi.
– Kohë pak kemi ndërsa obligime shumë. Bashkëpuno që ato t’i kryesh në kohë. Dhe kur të paraqitet ndonjë detyrë e rëndësishme, shpejto ta kryesh sa më parë.