Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LEXIMI TË BËHET NATËN



LEXIMI TË BËHET NATËN

LEXIMI TË BËHET NATËN

Nata, sidomos koha para agimit, konsiderohet ndër kohët
më të vlefshme për përsiatje. Kujtesa është në pozita më
të larta për shkak të qetësisë dhe kthjelltësisë, për shkak të
begatisë së kohës, për faktin e zbritjes së Allahut, hapjes së
dyerve të qiellit. Andaj, çdo çështje që kujton gjatë ditës
dhe dëshiron ta ngulitësh në kujtesë, përsërite në këtë
kohë. Madje, nga kjo kanë përfituar ekspertë nga politika,
ekonomia, sidomos Perëndimi.

Disa prej tyre kanë
deklaruar se ngrihen në këtë kohë për të përsëritur
rregullat, llogaritë, transaksionet ose dokumentet dhe se
kanë suksese në vendimet e tyre. Lexuesit e Kuranit janë
më parësorë për shfrytëzimin e këtyre rasteve për ta
ngulitur imanin dhe dijen e tyre. Ndër faktet historike që
meritojnë studim e hulumtim është raporti ndërmjet
fuqisë së muslimanëve dhe ngritjes së tyre gjatë natës për
të falur namaz me Kuran. Në një meditim të shpejtë vëren
se fitoret e muslimanëve ishin atëherë kur ushtritë e tyre
portretizoheshin se janë “adhurues gjatë natës e kalorës të
ditës.”

Fakt që argumenton se leximi i Kuranit natën llogaritet një
ndër çelësat e meditimit është fjala e Allahut të Lartësuar:
“Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty
(Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë
në një vend të lavdëruar.” (Isra, 79) Dhe fjala e Tij:
“Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala
është më shprehëse.” (Muzemil, 6)
 74 
Abdullah ibn Abasi, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!,
thotë: “Ajo është koha ideale për t’u kuptuar Kurani.” Ibn
Haxheri, sa i përket ardhjes së Xhibrilit, paqja e Zotit qoftë
mbi të!, për t’i lexuar të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe
paqja e Zotit qofshin mbi të!, çdo mbrëmje të muajit të
Ramazanit, thotë: “Qëllimi i leximit ka qenë kuptimi sepse
nata e simbolizon këtë, për faktin se gjatë ditës ka
momente të preokupimeve të ndryshme të natyrës së
kësaj bote dhe të botës tjetër.”88

Allahu i Lartësuar thotë:
“(Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga
ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë
vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz.” (Ali Imran,
113) Gjithashtu, thotë:
“A mund të krahasohet ai që falet natën, duke bërë
sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet prej jetës
tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij (me
jobesimtarin)?! Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë
dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë
këshillat!” (Zumer, 9)
Hasan ibn Ali, kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta!, ka thënë:
“Ata që ishin para jush Kuranin e shihnin si mesazh nga Zoti
i tyre: e meditonin gjatë natës dhe e zbatonin gjatë
ditës.”89

Dëshmi për këtë që thamë është fjala e tij “e meditonin
gjatë natës”.
Ibn Omeri, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!, ka thënë:
“Gjëja e parë që do të pakësohet nga adhurimet është
namazi i natës dhe ngritja e zërit duke u falur natën.”90
Hoxhë Atije Salim, Allahu e mëshiroftë!, duke rrëfyer për
hoxhën e tij Shenkiti, Allahu e mëshiroftë!, thotë: “E kam
dëgjuar hoxhën duke thënë: “Kurani nuk ngulitet në gjoks,
nuk lehtësohet mësimi i tij e as nuk lehtësohet kuptimi (i
tij) pa e falur me të namazin në mesin e natës.”91
Siri es Sakti, Allahu e mëshiroftë!, thotë: “Vura re se dobitë
vijnë në errësirën e natës.”92





Neveviu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: “Kujdesi i njeriut ndaj
leximit të Kuranit duhet të jetë më tepër gjatë natës,
sidomos në namazin e natës. Hadithet dhe argumentet në
këtë kontekst janë të shumta. Është vlerësuar namazi i
natës dhe leximi i Kuranit në të për faktin se kjo kohë është
më e pranueshme për zemrën, është më larg
preokupimeve dhe më e mbrojtur nga dyfaqësia dhe
shkatërrueset e tjera të ngjashme me të, si dhe për faktin
se legjislacioni islam ka porositur kryerjen e veprave të
mira natën. Ndodhia e Israsë me të Dërguarin e Allahut ka
ngjarë natën.”93

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i
Dërguari i Allahut, ka thënë: “Atij që fle pa e lexuar pjesën
e tij apo diçka prej saj, porse e lexon ndërmjet namazit të
sabahut dhe drekës, i shkruhet sikur ta ketë lexuar gjatë
natës.”94 Në këtë ka argumentim të qartë se esenca është
që falja e namazit me pjesën e caktuar kuranore të bëhet
natën. Në rast të arsyetimit për shkak të pamundësisë,
shpërblimi i jepet, nëse e kompenson gjatë ditës. Ebu
Davud el Xhefri, Allahu e mëshiroftë!, thotë: “Hyra në
shtëpinë e Kurz ibn Vebres, Allahu e mëshiroftë!, dhe e
gjeta duke qarë. I thashë: “Ç’të shtyn të qash?” Tha:
“Mbrëmë më është mbyllur dera e jam privuar nga leximi i
pjesës sime nga Kurani. Tërë kjo për shkak të një mëkati që
kam kryer.”95

Vërtet, leximi për zemrën është sikurse ujitja për bimët.
Ujitja nuk bëhet në nxehtësinë e diellit sepse kjo ia
dobëson ndikimin, ngase uji avullohet. Edhe leximi i
Kuranit, nëse është i paktë dhe bëhet ditën në kohë të
zhurmshme dhe të preokupimeve, dobitë dhe kuptimet që
i vijnë zemrës avullohen, rrjedhimisht nuk kanë ndikim nga
ai.
Ky fakt u përgjigjet pyetjeve të disave që thonë: Unë e
shpeshtoj leximin e Kuranit, por nuk ndikohem prej tij? Me
të pyetur se kur lexon Kuran, m’u bë e qartë se tërë leximi
i tij bëhej gjatë ditës, në kohë të zhurmshme dhe me pak

mundim për të arritur përqendrimin. Ndaj, si mund të
ndikohet?
Përmes leximit natën arrihet kthjelltësia e qetësia, për
shkak se nuk ka zëra që shqetësojnë veshët e as fotografi
që i hutojnë sytë, kështu që arrihet përqendrimi i plotë, që
çon drejt fuqisë së meditimit, mendimit, fuqisë së mësimit
përmendsh, si dhe ngulitjen e mësimeve dhe kuptimeve të
Kuranit