Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Leximi i shpejtë


Leximi i shpejtë


 

Leximi

“(1). Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), (2). e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! (3). Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, (4). i Cili, me anë të penës ia mësoi, (5). ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.”
(Kur’an: 96; 1-5)

Kështu nisi shpallja hyjnore e cila i zbriti të dërguarit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s. Pra, fjala “lexo” ishte pika e nisjes së mesazhit hyjnor.
Leximi është mënyra më e mirë e mësimit që njeh njerëzimi. Me lexim mund t’i fitojmë aftësitë, t’i ndryshojmë besimet, t’i zgjerojmë njohuritë dhe t’i jetësojmë ambiciet. Leximi është zakoni i njerëzve të mëdhenj në çdo kohë dhe vend dhe shkopi magjik i cili i bën ligjëruesit më të dalluar dhe më të shkëlqyer sesa të tjerët. Mirëpo, duhet ditur se edhe analfabeti lexon. Gjithashtu edhe i verbëri, i rrituri dhe i vogli. Pra, të gjithë ne lexojmë me gjithë dallimet që kemi në drejtime dhe interesa, pasi që të gjithë kemi nevojë për lexim. Kur lexojmë ndonjë libër ne kalojmë kohëra dhe vende të ndryshme, lexojmë të kaluarën, të tashmen, kalojmë kilometra të shumta dhe largësi të mëdha dhe i jetojmë mijëra vjet për disa çaste.
Fillimisht, të them lexo, për shkak se lënda që ke para duarsh, e cila erdhi pas tri vjet studimi dhe pune, ma vërtetoi rëndësinë e leximit për zhvillimin e individit, zgjimin e umetit dhe krijimin e qytetërimit.

Leximi i shpejtë

Kur flasim për leximin e shpejtë nuk kemi për qëllim leximin me ngut, siç përmendet në Kur’an: “Mos u ngut (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!” (Kur’an: 75; 16). Pra, paska dallim mes leximit më të shpejtë dhe leximit me ngut. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Shpejtoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.” (Kur’an: 3; 133) Pra, shpejtësia nuk qenka e pëlqyer vetëm në lexim, por në të gjitha çështjet e jetës.
Kur lexojmë na vjen gjumi, mërzitemi dhe thellohemi në mendime. Këto gjëra nuk na ndodhin për shkak se ne nuk e duam leximin apo për shkak se leximi është gjë e vështirë, por për shkak se ne nuk i shfrytëzojmë fuqitë e pazakonta të trurit që na i ka dhënë Allahu i Lartësuar. Shpejtësia e trurit është shumë më e madhe sesa shpejtësia e leximit tonë të zakonshëm, e që është përafërsisht 200 fjalë në minutë, ndërsa truri nuk e ngadalëson shpejtësinë dhe as që ndalet nga të menduarit. Prandaj, kur lexojmë ngadalë truri fillon t’i shfrytëzojë fuqitë e tij shtesë në mendime e ëndërrime gjatë leximit. Kjo gjë shkakton mërzitjen dhe gjumin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kjo dhuratë është për ty sepse ti je njeri pozitiv

Problemet e leximit
Së pari: Problemet para leximit
1- Mospërcaktimi i kohës së leximit
2- Mosnjohja e librave që na pëlqejnë dhe na duhen t’i lexojmë
3- Mashtrimi i shoqërisë (mungesa e leximit në mënyrë kolektive.).
4- Mungesa e ideve.
5- Keqadministrimi i kohës.
6- Mospërcaktimi i kohës për mbarimin e leximit të ndonjë libri.

Së dyti: Problemet gjatë leximit
Ekzistojnë probleme të shumta që na ndodhin gjatë leximit e që na shkaktojnë probleme në të kuptuar dhe përqendrim. Më të rëndësishmet prej tyre janë:
1- Leximi pa synime të caktuara.
2- Shqiptimi i fjalëve me zë.
3- Përsëritja e pjesës së lexuar.
4- Rënia në mendime dhe humbja e përqendrimit.
5- Kërkimi i rreshtit vijues.
6- Shpërqendrimi gjatë leximit.
7- Leximi fjalë për fjalë.
8- Termat e pakët.
9- Leximi i fusnotave.
10- Leximi pa nënvizuar gjërat e rëndësishme.

Së treti: Problemet pas leximit
Ekzistojnë shumë probleme që na shfaqen pas leximit dhe na ndalojnë nga leximi i librave apo temave të reja. Më të rëndësishmet prej tyre janë:
1- Lexova, por çka pastaj?!
2- Lexova, por nuk kuptova!
3- Gjërat që ndikojnë në ruajtjen e leximit.
Përktheu: Jusuf Kastrati
Marrë nga libri: “El-kiraetu es-seriatu bi-uslubi en-nexhmeti” – Eshref Garijb

Tags:

Categories

Archives