Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Leximi i sures el-Mulk mbron nga dënimi në varr

Leximi i sures el-Mulk mbron nga dënimi në varr


Leximi i sures el-Mulk mbron nga dënimi në varr
Thuhet se leximi i sures el-Mulk gjatë natës e mbron njeriun nga
dënimi në varr. A mund te arrihet kjo, nëse kjo sure lexohet gjatë
ditës?
Surja el-Mulk është një ndër suret më madhështore në Kur’an, të
cilën inkurajohemi ta lexojmë shpesh, dhe ka transmetime ku thuhet
se ajo e mbron nga dënimi i varrit personin që e lexon atë.
Ebu Dawudi (1400) dhe at-Tirmidhi (2891, dhe e klasifikoi si hasan)
transmetuan nga Ebu Hurejra  se Profeti  kishte thënë:
“Ka një sure të Kur’anit me tridhjetë ajete, e cila ndërmjetësoi për
një njeri, derisa ai u fal nga Allahu ; ajo është surja Tebaarekeledhi
bi jedihi’l-mulk (I bekuar është Ai, që në Dorë ka sundimin)
(el-Mulk, 1)” Ky hadith, gjithashtu, u klasifikua si sahi nga shejh Albani në Sahih et- Tirmidhi. el-Mennaawi (Allahu e mëshiroftë) tha: “Ai (personi) e ka lexuar atë shpesh, kështu që surja vazhdoi të
kërkonte nga Allahu  që Ai ta falte atë, derisa ai u fal nga Ai. Kjo
është inkurajim për secilin që të lexojë këtë sure rregullisht, në
mënyrë që të arrijë ndërmjetësimin e saj”. (Fejd el-Kadîr, 2/574)
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad (Allahu e ruajt) tha: “Ky hadith thekson vlerën e sures dhe na tregon se ajo do të
ndërmjetësojë në Ditën e Ringjalljes për shokun e tij, pra për atë që
e lexon këtë sure”. (Sherh Sunen Ebi Davud, 8/7)

Categories

Archives