Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Letra e Abraham Linkoln për mësuesin e djalit të tij në ditën e fillimit të shkollës



Letra e Abraham Linkoln për mësuesin e djalit të tij në ditën e fillimit të shkollës

“Im bir fillon shkollën sot. Gjithçka do të jetë e çuditshme dhe e re për të hë për hë dhe do të doja ta trajtonit njerëzisht. Është një aventurë që do ta marrë me vete atë nëpër të gjitha kontinentet. Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.

Prandaj, i dashur mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore dhe t’i mësoni gjëra që i duhen, mësoje atë – por njerëzisht, nëse mundeni. Mësoje se për çdo armik, ekziston një mik. E di që i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, jo të gjithë janë të sinqertë. Megjithatë mësojini se për çdo kriminel ka një hero, për çdo politikan egoist, ekziston një lider i përkushtuar.

Mësoje nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të gënjesh. Mësoje atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.

Mësoje të jetë njerëzor me njerëzit, të jetë i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni ta mbani larg zilisë nëse ia arrini dhe mësojini sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër. Mësoje po të jetë e mundur – si të qeshë kur është i trishtuar, mësoje se lotët nuk janë aspak turp. Mësoje se mund të ketë lavdi në humbjen, dhe dëshpërim në suksesin. Mësoje t’i përbuzë cinikët.

Nëse mundeni, transmetojini mrekulline e leximit të librit, por i leni dhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve në një kodër.

Mësojini të këtë besim në idetë e tij edhe pse të gjithë do t`i thonë që janë të gabuara.





Mundohuni t`i mësoni fëmijës tim forcën për mos të ndjekur turmën edhe pse të gjithë hidhen mbi qerren e fituesit. Mësojeni që të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë atë që dëgjon me shoshën e të vërtetës dhe të marrë veç të mirën.

Mësojini atij sesi të shes talentet e tij ofruesit më të lartë, por mos të pranojë kurrë një çmim për shpirtin e zemrën. Lëreni të ketë kurajën të jetë i padurueshëm. Lëreni që të ketë durimin të jetë trim. Mësoje të ketë besim sublim tek vetvetja, sepse ashtu ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin, në Zotin.

E di që janë shumë kërkesa, por bëni më të mirën që mundeni.

Ështe një djalosh kaq i mirë, im bir!”