Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Letër nga burri i dashur!


Letër nga burri i dashur!


Gruaja ime, Patjetër ta dish se, gratë më të mira janë, të devotshmet e adhurueset:

“Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij”. Huxhurat 13.

Më beso se më e mira ndër gratë, nuk është ajo që ka bukuri, e as ajo që ka pasuri, e as ajo që posedon shërbëtore, e as që ajo posedon tokë!

Jo, pasha Allahun!

Nuk është qëllimi në atë çka posedon “filania” nga kozmetika, apo nga parfumet e shtrenjta, apo rrobat e mira dhe të shtrenjta!

Filania “e devotshmja”!

Kjo është më e larta, dhe më e mira, dhe më plota tek Allahu, edhe nëse ajo është e zezë, apo e shkurtër, apo ka të meta, apo nuk ka flokë të buta e të mira!

Pasha Allahun!

Gruaja e cila ka devotshmëri dhe i frikohet Allahut, ajo është fitimtarja të nesërmen, atë ditë kur tubohen të gjitha krijesat: “Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti)”.
Nebe 31.

Irfan Jahiu

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Burri im i dashur!
Tags:

Categories

Archives