Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Letër kushtuar gruas


Letër kushtuar gruas


leter

Gruaja ime!

Që të jesh në zemrën time  dhe të më shtohet dashuria ndaj teje, ruaje Allahun dhe frikoju Atij. Ji në dijeni se Ai të mbikëqyr dhe nënshtroju vetëm se Atij. Më respekto dhe bëhu krahu i im, e jo armiku im. Mos polemizo me mua kur jam nervoz. Shikoi të mirat e mia, dhe mos e tepro në përmendjen e të këqijave të mia! Mos dil nga shtëpia pa lejen time, dhe mos e fut brenda përveç se atij që unë dua. Ruaji fshehtësitë e mia dhe mbuloji të metat e mia.
Kujdesu për bukurinë tënde dhe përkujdesu për pastërtinë e shtëpisë tënde. Edukoji fëmijët me besim, dhe me moral të mirë, dhe mos të preokupojnë fëmijët dhe çështjet e shtëpisë nga unë! Edhe unë kam nevojë për ty, si ata! Respektoje familjen time, dhe sillu mirë me prindërit e mi, dhe ji më e afërt me ta, dhe mbuloji të metat dhe gabimet e tyre.

Kërkoj nga Allahu të ndihmon në realizim e të gjitha këtyre kërkesave!

Edhe unë duhet të përkujdesem për personalitetin tënd dhe për nevojat e tua! Duhet të mos jem i ashpër dhe i keq ndaj teje.

Rikujto se me respektin që ma bën, të llogaritet adhurim tek Allahu!

Kërkoje kënaqësinë e Allahut duke më kënaqur mua!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Një shkrim tjetër i dobishëm  E DREJTA E ÇDO NJERIUT ËSHTË TË ËNDËRRON DHE SHPRESON!
Tags:

Categories

Archives