Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lëre ardhmërinë derisa te vijë


Lëre ardhmërinë derisa te vijë


e ardhmja

“Ka ardhë caktimi i All-llahut, andaj mos kërkoni ngutjen e tij(ardhjen para kohës)”(Kur’an). Mos i parashiko ngjarjet, a dëshiron qe foshnjën ta nxjerrësh nga barku para afatit, apo ta ndukesh frytin par pjekjes, pa dyshim se e nesërmja është e humbur, nuk ka realitet, nuk ekziston e as qe ka shije e as ngjyre, e perse atëherë i preokupojmë vetët tona me te? Perse te tronditemi nga fatkeqësitë dhe te çajme kokën për ndodhitë e saja?
T’i parandiejmë vuajtjet e saja!? E nuk e dimë se a do te ndeshemi fare me te, a do ta takojmë, kur qe ajo me gëzime e kënaqësi!, me rendësi është qe ajo është ne boten e se panjohurës, ende nuk ka mbërrit ne toke, neve na takon qe te mos e kalojmë urën para se te vijmë tek ajo, kush e di? Ndoshta do te ndalemi para se te arrijmë pranë urës, apo ndoshta ura do te shembet para se te arrijmë ne, apo ndoshta do ta arrijmë dhe kalojmë urën me sukses?

T’i japësh mendjes hapësire te gjere për te menduar te ardhmen dhe ta hapesh librin e se panjohurës e pastaj te ngulfatesh me shqetësimet e parandiera është e urrejtur sipas ligjit te All-llahut. Ngase ajo është shprese e gjate, e urren logjika, ngase ajo do te thotë te kacafytesh e te përleshesh me hijen.
Te shumte ne bote janë ata qe për te ardhmen e tyre parashikojnë urine, zhveshjen, sëmundjen, varfërinë dhe fatkeqësitë, e te tera këto janë prej mësimeve te shkollës se shejtanit “Shejtani ua premton skamjen dhe ju urdhëron për te shëmtuarën, e Allahu u premton falje nga Ai dhe begati”(Kur’an). Te shumte janë ata qe qajnë, ngase ato do te uriten nesër, do te sëmuren pas një viti, do te mbaroje bota pas njëqind vitesh!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shoku më i mirë

Vërtete ai, jeta e te cilit është ne dorën e tjetërkujt nuk duhet qe atë ta zeje peng asgjëja, e edhe atij i cili nuk e din se kur do te vdesë, nuk i lejohet te angazhohet me diçka te humbur qe nuk ka realitet. Lere te nesërmen derisa te vije ty, mos pyet për lajmet e saja, mos e prit zvarritjen e saj, ngase ti je u preokupuar me sot. E nëse çuditesh, atëherë është për t’u çuditur puna e atyre qe huazojnë pikëllimin me para ne dore qe ta kthejnë atë kredi ne ditën qe ende nuk ka lindur dielli i saj, e as qe i shihet vezullimi, andaj ke kujdes nga te shpresuarit e gjate.

Aid el Karni

Tags:

Categories

Archives