Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lëngu i vishnjës për gjumë të mirë !


Lëngu i vishnjës për gjumë të mirë !


vishnja

Nëse pini lëng të vishnjës, kjo do t’ju ndihmojë të flini 25 minuta më shumë, zbulon studimi më i ri.
Hulumtimi tregon që njerëzit të cilët rregullisht kanë pirë këtë lëng kanë gjumë më kualitativ. Hulumtuesit nga Universiteti Northumbria kanë zbuluar efektin pozitiv, sepse lëngu i vishnjës ngre nivelin e melatoninës në trup, ndërsa ky është hormoni që ndikon në gjumë.

Ky zbulim do t’i ndihmojë njerëzit që vuajnë nga pagjumësia ose që punojnë me ndërrime dhe si pasojë u prishet rregulli i gjumit. Në hulumtim të cilin e ka udhëhequr profesori Glyn Howatson, 20 vullnetarë të shëndetshëm kanë pirë 30 mililitra lëng çdo ditë. Mostra e urinës është marrë për t’u matur niveli i melatoninës.

Gjatë kohës së studimit vullnetarët kanë mbajtur sensorë që kanë përcjellë gjumin e tyre dhe shprehitë e zgjimit. Rezultatet kanë treguar që, kur vullnetarët kanë pirë lëngun shtatë ditë rresht, niveli i melatoninës rritej deri 15 për qind, çka u siguronte gjumë më të mirë dhe më të gjatë.
Sipas profesorit Howatson, ky është studimi i parë që jep dëshmi direkte që lëngu i vishnjës përmirëson qarkullimin e melatoninës në trupin tuaj, kështu që edhe keni gjumë më të mirë./PK/.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kungulli është i mirë për shëndetin tuaj
Tags: ,

Categories

Archives