Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lëngu i thanës i jashtzakonishëm



Lëngu i thanës i jashtzakonishëm

Cornus mas L. (thana)

Kokrrat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato bëhen kompot, prevede, marmelatë. Gjathet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15% taninë.

Frutat e thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe bëjnë mirë në rastet e heqjes së barkut, barkut të verës, posaçërisht të fëmijëve të vegjël.
Merren 1 kg. thana të pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reçeli i përgatitur u jepen fëmijëve dy lugë kafeje në ditë.
Për të shuar etjen te të sëmurët me asht (që kanë mbledhur ujë në bark), këshillohet:






Merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të zihen në një litër ujë për një orë dhe pastaj kullohen. Ky lëng përzihet me lëngun e përfituar nga shtrydhja e shegëve të egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle sa here që i sëmuri ka etje për ujë.
Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut:
Merren 300gram bërthama të thanës dhe piqen si kafeja derisa të marrin ngjyrë të zezë, bluhen në mullirin e kafesë. Mielli i përfituar përzihet me 1 kg sheqer. Fëmijëve u jepet tri herë në ditë 1-3 e lugës së kafesë, në formë pluhuri ose e tretur në ujë. Të rritrit marrin nga një lugë gjelle tri here në ditë.
Mielli i thanave të pjekura përdoret për pudrosjen e fshikave në rastet e ekzemës së lëkurës.
Edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës:
Merren 30 gram eshkë thane dhe zihen në 200 ml. ujë. Lëngu i fituar pihet me nga një filxhan kafeje në mëngjes esëll.


Lëngu i Thanes
Frutat e thanës kanë veti të mira për ndalimin e barkëqitjes në sezonen e veres, sidomos tek fëmijët. Merren një kg thana gjysmë të pjekura. Zien me sheqer dhe bëhet reçel. Nga ky reçel u jepet fëmijëve nga 2 lugë kafeje në ditë për ndaljen e barkut. Të sëmurëve me acid (që u është mbledhur uji në bark), u këshillohet kjo përgatitje dhe përdorim, merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe zihen me një litër ujë për një orë e mandej kullohet. Ky lëng përzihet me çajin e fituar nga shegët e egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle, sa herë që i sëmuri të ketë etje për ujë.
Po ashtu lengu i thanave rregullon mpiksjen e gjakut, ndaj ata që vuajnë nga hemofilia këshillohen ta përdorin sa më shumë. Lengu i thanës ēshtë i vlefshëme dhe për diabetikët, ul temperaturat e larta, ndihmon kundra infeksioneve të rrugëve urinare dhe kundra formimit të gurëve në veshka etj.