Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lengjet e gazuara nxisin kancerin e pankreasit

Lengjet e gazuara nxisin kancerin e pankreasit

Studimet e reja në Singapor, të zhvilluara në më shumë se 60.500 persona brenda 14 viteve, kanë zbuluar se konsumimi i dy ose më shumë e pijeve të gazuara në ditë, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri deri në 87%.

Karcinoma e pankreasit është një prej llojeve malinje të karcinomës, duke marrë parasysh se gjasat e mbijetesës pesë vite nga momenti i diagnostifikimit janë vetëm 5%.

Incidenca e kancerit të pankreasit lidhet edhe me një varg faktorësh, si jeta e parregullt, konsumimi i kalorive të mëdha, pirja e duhanit dhe ulja e aktivitetit trupor, të cilat po ashtu janë në të njëjtin grup me konsumimin e pijeve të gazuara.

Një prej mekanizmave të cilat llogariten si përgjegjës për kancerogjenezën është edhe stimulimi i qelizave të pankreasit me vlera të larta të sheqerit në gjak, ndërsa fakti se pijet e gazuara stërmbushin organizmin me sheqerna të dëmshëm, është i pamohueshëm.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çaji në shëndetin e njeriut

Categories

Archives