Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lëngjet e frutave kundër sëmundjeve

Lëngjet e frutave kundër sëmundjeve

Lëngjet e frutave pa asnjë mëdyshje janë të shëndetshëm. Shijet e ndryshme ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve të caktuara, ndërsa shkencëtarët secilën ditë zbulojnë dobi të reja të këtyre “bombave” të vitaminave.

Para disa kohësh shkencëtarët kanë zbuluar që lëngu i panxharit ndihmon reduktimin e ekspozimit ndaj dementias(humbjes se kujteses), ndërsa përmban nitrate të cilat nxisin qarkullimin e gjakut dhe arritjen e gjakut në tru. Lëngjet e ëmbla dhe të shijshme janë të shëndetshme, por duhet t’u kushtohet kujdes sasive që konsumohen, sepse sasia e tepërt e lëngut mund të jetë e keqe për dhëmbët.

Lëngu i shegës

Ndihmon në luftë kundër kancerit të prostatës. Shega përmban koktej të përbërësve të cilët ndihmojnë zvogëlimin e dëmtimit të qelizave në rast të sëmundjes nga kanceri. Përveç kësaj, lëngu i shegës është përplot me antioksidantë, prandaj është shumë i dobishëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit dhe luftën me sëmundjet e zemrës.

Lëngu i grejpit

U rekomandohet të gjithëve që dëshirojnë të humbin ndonjë kilogram, sepse në mënyrë shumë efikase i ndihmon organizmit në dekompozimin e sheqerit.

Lëngu i mollës

Është i dobishëm në luftën kundër sëmundjes famëkeqe të Alzheimerit. Pikërisht ai lëng në tru ruan nivelin e materieve që janë kyç për kujtesë dhe shëndetin e trurit. Përveç kësaj, lëngu i mollës është i shkëlqyeshëm për reduktimin e kolesterolit dhe tretjen për shkak të fibrave.

Lëngu i qershisë

Është i shkëlqyeshëm për ngërçet dhe artritin urik (gishtin) të pakëndshëm. Prandaj, kjo pije e shijshme u rekomandohet vrapuesve, sepse është i mbushur me antioksidant që janë të domosdoshëm për reduktimin e shfaqjes së ngërçeve.

Lëngu i portokallit

Është efikas për sëmundjet e zemrës, sepse përmban lloje të caktuara të antioksidantëve, të cilët ndihmojnë qarkullimin e gjakut.

Lëngu i ananasit

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa fakte për Vitaminën ''C'' !?

Është i shkëlqyeshëm për personat që kanë probleme me artritin. Enzimat në këtë lëng i ndihmojnë organizmit të tretë proteinat. Përveç kësaj, ndihmon reduktimin e simptomave të kollit dhe ftohjes, prandaj edhe rekomandohet gjatë kohës së vjeshtës dhe dimrit.

Lëngu i rrushit të zi

Redukton rrezikun e humbjes së kujtesës, redukton nivelin e kolesterolit, ndërsa mund të ketë efekt të njëjtë si edhe tableta kundër dhimbjes së kokës.

Lëngu i karotës

Redukton rrezikun e sëmurjes nga kanceri, forcon imunitetin, sepse përmban sasi të mëdha të vitaminës C, ndërsa duke iu falënderuar vitaminës A ndihmon në ruajtjen e shikimit, kurse për shkak të fibrave ndihmon tretjen.

Lëngu i domateve

Është si i krijuar për ata që pëlqejnë të rreziten, sepse redukton djegiet nga dielli. Shkencëtarët kanë dëshmuar që pikërisht materia që e bën domaten të kuqe (likopeni), është antioksidant i shkëlqyeshëm. Është zbuluar që konsumimi i rregullt i domateve, qoftë të ziera apo shtrydhura, redukton rrezikun e sëmurjes nga kanceri i prostatës.

Lëngu i boronicës

Është i dobishëm në luftën kundër dementias. Boronicat përmbajnë substancat që ndihmojnë trurin të qëndrojë i shëndetshëm, stabilizon niveli

Categories

Archives