Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lëng i këtij fruti rrit deshirën seksuale

Lëng i këtij fruti rrit deshirën seksuale

sokkalinka1Shega futet në kategorinë e frutave të shëndetshme, të lehta dhe ushqyese. Por e reja e fundit që ka të bëjë me shegen është fakti se ajo është edhe afrodiziake. Një studim i kryer së fundmi ka vërtetuar se shega shton dëshirën seksuale te meshkujt dhe te femrat.

Studiuesit e Universitetit të Edimburgut “Queen Margaret” kanë testuar të gjitha efektet e lëngut të shegës te 58 vullnetarë të moshës 21-64 vjeç. Atyre u është dhënë çdo ditë një gotë lëng shege për një periudhë dyjavore. Në fund të testit është vënë re se niveli i testosteronit si te meshkujt, edhe te femrat, ishte rritur me 30 për qind.

Por përveç efektit afrodiziak, shega ka edhe vlera të tjera pozitive. I njëjti eksperiment nxori se në përfundim të “trajtimit” dy javor me lëng shege, te meshkujt u vu re shtim i numrit të qimeve dhe forcim i tonit të zërit, ndërsa te femrat forcim i muskujve dhe kockave.

Categories

Archives