Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lëmosha dhe Istigfari, shkak për shërimin e sterilitetit!

Lëmosha dhe Istigfari, shkak për shërimin e sterilitetit!

lemosha

Lëmosha dhe Istigfari, shkak për shërimin e sterilitetit!

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë në Kur’an: ” Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës.
Ai krijon çka të dojë.
Ai i falë vetëm femra atij që do, e i falë vetëm meshkuj atij që do.
Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë steril(e lë pa fëmijë).
Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
(Sure Esh Shura: 49-50).

Kjo është urtësia e Allahut mbi krijesat e Tij.

Muslimanit i takon t’i marrë shkaqet e lejuara për shërimin e sterilitetit.

Kurse, shkaqet më të rëndësishme janë:
mendimi i mirë për Allahun dhe mbështetja në Allahun.

Shkaqet tjera të shërimit të sterilitetit janë edhe dhënia e lëmoshës(sadakasë) për hir të Allahut dhe kërkim falja(istigfari).

Me lejen e Allahut vëlla i dashur steril do të lindësh fëmijë edhe ti.

Dhe ja po e ceku një transmetim, i cili është përmendur në librat e hadithit:

Transmeton Imam Ebu Hanife,- Allahu e mëshiroftë!,- në musnedin e tij nga Xhabir ibn Abdilah,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se një ditë erdhi një njeri tek Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe i tha: O i Dërguar i Allahut: Nuk jam furnizuar më fëmije kurrë dhe nuk kam fëmijë(nuk kam shpresa për fëmijë, sepse ishte steril).
Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha: Si është gjendja yte me kërkim falje(istigfar) dhe lëmoshës, shpeshtoj këto dyja dhe përmes këtyre do furnizohesh(me fëmijë).
Dhe njeriu vazhdoi nga ai moment me shpeshtu istigfarin dhe dhënien e sadakasë.
Xhabiri thotë se Allahu ia dhuroi nëntë fëmijë meshkuj(djem).

( Shiko: Musnedi Ebu Hanfies me sherh të Mulla Ali el Karit).

Autor: Husejn ibn Ahmed Hasan Hemam.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Tags:

Categories

Archives