Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lejueshmëria e Rukjes



Lejueshmëria e Rukjes
Nga Aishja r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. kur shkonte të flejë në duar duke lexuar kaptinat el ihlas, el Felek dhe en Nas,mandej fërkonte fytyrën dhe gjithë trupin aq sa mund të arrinte (prekte).Sahihul Buhari,hadithi nr.5735 dhe sahihul Muslim,hadithi nr.2192.

Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi a.s. e ka lejuar rukjen prej mësysh,helmimit dhe plagëve.Sahihul Muslim,Hadithi nr:2196.

Imam Neveviu thotë: Nuk donë të thotë: ’’ se Pejgamberi a.s.e ka kufizuar rrukjen vetëm nga këto tre sende,por Pejgamberi a.s. është pyetur edhe për sende tjera do ta lejonte’’.Sherh Neveviu ala sahihin Muslim,14/85.

Kurse Ebu Seidi r.a. i bëri rukje një njeriut të helmuar ,Pejgamberi a.s nuk e kundërshtoi këtë veprim të tij.Sahihul Buhari,hadithi nr.5737 dhe sahihul Muslim,hadithi nr.2201.

Dijetarët thonë: ‘’ Lejohet rukja prej të prekurit, mësysh.çmenduria si dhe sende të tjera për arsye se të gjitha këto mund të vinë si rezultat i prekjes.Shiko Fethul Bari.10/206 dhe Nejlul Eutar,8/214.

Në fetvanë nr.8016 e datës 22.01.1405 h. Të asamblesë së përhershme për studime shkencore dhe fetva në mbretërinë e Arabisë Saudite e udhëhequr nga dijetari Ibn Baz thuhet : ‘’ Lejohet rukja e Kur’anit dhikër dhe lutje me të cilat është lutur Pejgamberi a.s. për mbrojtjen dhe largimin e sëmundjeve të cilat mund ta godasin njeriun.’’.

KUSHTET E RUKJES





Dijetarët janë të mendimit se rukja lejohet nëse i plotëson këto tre kushte:

1. Rukja të jetë me fjalët e Allahut,emrat dhe cilësitë e Tij.

2. Rukja të jetë në gjuhën arabe apo në ndonjë gjuhë tjetër e cila kuptohet nga njerëzit.

3. Të mos besohet se rukja ndikon vetvetiu por ai që ndikon është Allahu xh.sh.

Hoxhë Musli Zymberi