Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohet të festohet e ashtuquajtura “festa e nënës”?

A lejohet të festohet e ashtuquajtura “festa e nënës”?

lule 8marsi

A lejohet të festohet e ashtuquajtura “festa e nënës”?

Përgjigje: Të gjitha festat që nuk bëjnë pjesë në festat e ligjësuara me sheriat, të gjitha ato janë festa të shpikura, të cilat nuk kanë qenë të njohura në kohën e të parëve tanë, e ndoshta edhe janë të shpikura nga pabesimtarët.
Ashtu që me këtë bëhet përngjasim me armiqtë e Allahut, azze ue xhel-le.
Festat e ligjësuara janë të njohura mes muslimanëve, Bajrami i Ramazanit,Kurban Bajrami dhe festa e javës, e xhumaja.
Ndërsa festat të tjera përveç këtyre janë të shpikura.
Të gjitha festat e shpikura janë të refuzuara dhe të kota në ligjin e Allahut, subhanehu ue teala, ngase Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush shpik diçka në fenë tonë, ajo është e refuzuar”(Buhariu dhe Muslimi) d.m.th., e refuzuar te shpikësi, e papranuar tek Allahu; në një transmetim tjetër thotë; “Kush punon një punë që nuk është prej fesë tonë, ajo është e refuzuar”(Muslimi).
Nëse kjo u bë e qartë, atëher e kuptojmë se festa e ashtuquajtur “festa e nënës” nuk lejohet të manifestohet duke shprehur gëzim, lumturi, duke bërë dhurata etj.
Muslimai e ka për detyrim që të jetë krenar me fenë e tij, të lëvdohet me të dhe të përkufizohet në atë që e ka caktuar Allahu,subhanehu ue teala, dhe i Dërguari i Tij,salallahu alejhi ue selem, në këtë fe të çmuar, për të cilën Alahu, subhanehu ue teala, është i kënaqur që të jetë fe për robërit e Tij, prandaj nuk duhet të shtoj asgjë në fe e as të pakësojë.
Poashtu muslimani e ka për borxh që të mos jetë dallkauk që pason çdo gjë, përkundrazi ai duhet të formojë personalitetin e tij nën hijen e ligjit të Allahut , azze ue xhel-le, ashtu që të jetë i pasuar e jo pasues, si dhe të jetë shembull e jo të marri shembull.
Ligji i Allahut -elhamdulilah- është i plotë në të gjitha aspektet.
Allahu ka thënë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jushë dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.”(el-Maide 3).
Poashtu duhet të dihet se nëna meriton të nderohet më tepër sesa vetëm në një ditë viti, bile fëmijet e saj e kanë për borxh ta ruajnë nënën e tyre, të kujdesen për të dhe ta respektojnë në çdo gjë dhe çdoher, përveç nëse urdhëron t’i bëhet mëkat Allahut.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Fekondimi artificial (in vitro)

_____________________________________
Shkëputur nga libri „Kushtet e fesë“
Autor Muhammed el-Uthejmin

Tags:

Categories

Archives