Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohet rukja të bëhet për vetë dhe per familjaret ?


A lejohet rukja të bëhet për vetë dhe per familjaret ?


Kurani rukje

Pyetje: A lejohet rukja të bëhet për vetë dhe per familjaret edhe nese po, nëse alivanoset ai person apo reagon diçka si duhet të veprohet ? Allahu ju shperbleftë se vërtetë po na i qetësoni zemrat tona!

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Shërimi me Kuran dhe Sunet apo siç njihet: Rukja, është metodë qetësimi, rehatimi dhe shërimi nga problemet shpirtërore por edhe nga sëmundje fizike. Allahu në Kuran thotë: “Në Kuran kemi zbritur (ajete) çka janë shërim dhe mëshirë për besimtarët”. I tërë Kurani ka këtë efekt edhe pse disa ajete janë më të veçanta për raste konkrete. Pra, ata besimtarë që kanë besim të palëkundur në Fjalën e Allahut, kanë mendim të mire për Allahun dhe mbështeten fort te Krijuesi i tyre, ata kur kanë halle dhe brenga qetësohen me lexim apo dëgjim të Kuranit, tejkalojnë situatat e rënda shpirtërore dhe triumfojnë kundër shejtanëve kur ata sulmojnë trupin e tyre.

Rukja nuk është zanat që trashëgohet apo mësim sekret i ndonjë grupi të veçantë të njerëzve, atë mund ta bëjë çdo musliman i cili di të lexojë Kuranin pa gabime, ka mendim të mirë për Allahun dhe ka mbështetje dhe besim të palëkundur se me lejen e Allahut bëhet gjithçka.

Atëherë, ai mund t’i bëjë rukje vetvetes, familjarëve, miqve dhe dashamirëve por jo asisoj që u le përshtypje se ata qenkan të sëmurë e ky shërues. Shpeshherë, disa njerëz që merren me rukje pretendojnë se gati gjithkush është i sëmurë apo i prekur nga xhindet, gjë e cila është tejkalim i kufijve padyshim.

Së këndejmi, ka disa broshura sikurse libërthi “Lutjet e shërimit” apo ndonjë tjetër që i përmban ajetet dhe lutjet e përgjithshme të rukjes, të cilat mund t’i lexosh duke mbajtur dorën në vendin ku ndjen dhimbje dhe duke fryrë (pështymë pa lëng) që të largohet ankesa në fjalë, me lejen e Allahut të Madhërishëm. Ato ajete dhe lutje duhet lexuar tërësisht, nga fillimi deri në fund, e ndonjëherë ka nevojë që të lexohen më shumë se njeherë, për të parë nëse personi të cilit i lexohen ato ka ndonjë prekje apo sulm nga xhindet. Nëse gjatë leximit fillon dhe bën reagime jonormale, atëherë të këshilloj ta dërgosh te ndonjë njeri i cili ka përvojë me aso raste, sepse kam frikën që mund të bësh ndonjë gabim për shëndetin e atij personi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Nëse nuk është e mundshme përdorimi i ujit, me çfarë mund ta arrijmë pastërtinë?

Allahu ju ruajtë juve, familjen dhe gjithë besimtarët nga çdo e keqe! Amin

image_pdf
Tags:

Categories

Archives