Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohet që një mashkull të më bëjë mua terapinë megjithëse mua po më pershtatet meqë e kam afër shtëpisë?!

A lejohet që një mashkull të më bëjë mua terapinë megjithëse mua po më pershtatet meqë e kam afër shtëpisë?!

fizioterapiew

Pyetje: Kam një sëmundje kronike nga zemra po ashtu kam problem me kurriz, prandaj më duhet të bëj terapia speciale me vite! Terapistja ka qenë femër deri tani por ajo u largua nga puna, por tani këtu afër një Abmulant që bën kësi lloje terapie speciale për kurriz, por terapisti më është qelluar mashkull. A lejohet që një mashkull të më bëjë mua terapinë megjithëse mua po më pershtatet meqë e kam afër shtëpisë?!

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…
Zbulimi i pjesëve të turpshme të trupit para mjekut të huaj mashkull për sherim, lejohet nëse plotesohen këto kushte: 1- Të sigurohesh nga fitneja-sprova , 2- Te mos ketë vetmim mes teje dhe fizioterapeutit por të jetë prezent edhe dikush tjetër nga të afërmit e tu meshkuj, 3- Të zbulojë dhe të prekë vetëm pjesën që duhet ta bëjë masazh dhe asgjë më shumë. Nëse vërtetë nuk ka ndonjë femër fizioterapeute në atë vend apo diku afër ku ju banoni, lejohet shkuarja tek një mashkull, duke i pasur parasysh kushtet paraprake.

Allahu e di më së miri

Hoxhë Valdet Kamberi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kufijtë e marrëdhënieve të lejuara mes bashkëshortëve
Tags:

Categories

Archives