Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohet mbajtja e qenit ne shtepi?


A lejohet mbajtja e qenit ne shtepi?


qeni

Pyetje Në shtëpi kemi një qen femër, të cilin e kemi marrë para se të mësonim vendimin e lslamit për mbajtjen e qenve pa nevojë. Pasi e morëm vesh këtë gjë, vendosëm që ta përzëmë, mirëpo ai nuk largohet nga shtëpia jonë. Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast?

 

Përgjigje. Mbajtja e qenve në shtëpi, me përjashtim të disa rasteve të veçanta: p.sh. për gjah, për ruajtjen e bagëtisë apo shtëpisë etj, është e ndaluar rreptësisht. Profeti Muhamed ka thënë se mbajtja pa nevojë e qenit në shtëpi, bëhet shkak që të pakësohen çdo ditë një kirat sevapet e të zotit të qenit. Pakësimi i sevapeve (si edhe marrja e gjynaheve) tregon se vepra që e kakton këtë gjë është e ndaluar (haram).

Mbajtja e qenve nuk është kulturë apo përparim, siç mendojnë disa muslimanë, të cilët mundohen të imitojnë verbërisht besimtarët, sepse qeni është një kafshë e papastër. Pejgamberi paqja qoftë mbi të ka urdhëruar që ena, në të cilën ka pirë një qen, duhet të lahet shtatë herë me ujë dhe një herë me dhe. Madje edhe derri, ndalimi i ngrënies së mishit të të cilit përmendet në Kuran, nuk arrin gradën e papastërtisë së qenit. Mirëpo, për fat të keq, shohim se shumë njerëz, jo vetëm që nuk mjaftohen me mbajtjen e qenve pa nevojë, por shpenzojnë para të tepërta për t’i zbukuruar e për ti pastruar, duke harruar se kjo gjë është në kundërshtim me mësimet e Islamit, i cili na mëson që të mos e harxhojmë pasurinë për gjëra të kota. Ndaj i këshilloj të gjithë këta njerëz, që t’i largojnë qentë nga shtëpitë e tyre, nëse nuk kanë me të vërtetë nevojë për ta.

Një shkrim tjetër i dobishëm  DASHURIA PËR VENDIN E PUNËS

Pika e fundit për të cilën do të flasim, ka të bëjë me atë se ç’duhet të bëjë pyetësja pasi qeni nuk largohet nga shtëpia. Detyra e saj është që ta nxjerrë nga shtëpia dhe të mos kujdeset për të, d.m.th mos t’i japë për të ngrënë. Nëse vepron në këtë mënyrë, ka shumë mundësi që qeni të qëndrojë për një farë kohe tek dera e shtëpisë e pastaj të largohet.

SHEJH UTHEJMIN ALLAHU E MESHIROFTE

Categories

Archives