Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohet me lexu Kur’anin me perkthim shqip pa abdes edhe pa mbulese?


A lejohet me lexu Kur’anin me perkthim shqip pa abdes edhe pa mbulese?


Kurani shqip

Pyetje: Esselam alejkum. A lejohet me lexu Kur’anin me perkthim shqip pa abdes edhe pa mbulese, po edhe ne maice te shkurte a lejohet? Esselam alejkum, Allahu ju rujt.

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kur’ani është vetëm në gjuhën arabe dhe në asnjë gjuhë tjetër, ndërsa përkthimet dhe komentimet e tij mund të jenë edhe në gjuhë tjera, edhepse nuk kanë përsosmërinë e tij si në gjuhën arabe. Megjithatë, edhe me leximin e tij njeriu përfiton dituri dhe mësime të dobishme, edhepse nuk e ka shpërblimin sikur ta lexojë atë në gjuhën arabe.

Ndërsa sa i përket leximit të Kur’anit pa abdes, themi se lejohet leximi i tij në këtë gjendje, edhepse leximi i tij me abdes është më i preferuar dhe lavdëruar. Dhe leximi i tij pa shami dhe në maicë të shkurtër është i lejuar, dhe nuk ka ndonjë ndalesë për këtë.

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çfarë i këshilloni asaj gruaje që ia përmend shpesh burrit të saj ndihmën që mund t’i ketë dhënë atij apo familjes së tij nga pasuria e saj
Tags:

Categories

Archives