Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohet adoptimi i fëmijëve ?

A lejohet adoptimi i fëmijëve ?

adoptimi i femijeve

A lejohet adoptimi i fëmijëve ?

Pyetje: A është haram me i marr fëmijët që po i braktisin nëpër spitale dhe m’i ba për vete?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut, ndërsa paqja dhe mëshira qoftë mbi Muhamedin, familjen dhe ndjekësit e tij…

Pyetja juaj ka të bëjë me dispozitën e adoptimit të fëmijëve në përgjithësi, qofshin ata nga spitali apo nga qendrat përkatëse. Adoptimi i fëmijëve mund të jetë haram por edhe hallall, ndërsa shpjegimi për këtë është:

Haram është kur dikush merr një fëmijë të huaj dhe e gënjen se ai është prindi i tij; ose ia tregon të vërtetën mirëpo në dispozita nuk e dallojnë nga fëmija i vërtetë. Nuk kam për qëllim këtu përkujdesjen, dashurinë, dhembshurinë dhe shpenzimin për të, por kam për qëllim dispozitat fetare; si p.sh. nëse fëmija i adoptuar arrin moshën madhore dhe është mashkull, ai nuk ka të drejtë ta përshëndesë për dore gruan e cila është përkujdesur për të, nuk ka të drejtë të vetmohet me të, nuk ka të drejtë të udhëtojë me të dhe nuk ka të drejtë të trashëgojë prej tyre. Gjithashtu nëse fëmija i adoptuar është vajzë, kur të arrijë moshën madhore nuk ka të drejtë në gjërat e lartpërmendura me burrin i cili është përkujdesur për te. Nuk ka të drejtë sepse ata nuk janë në asnjë lidhje familjare mes vete.

Hallall është kur dikush merr një fëmijë të huaj por vazhdimisht e mësojnë se ata nuk janë prindër të tij, por e kanë marrë në përkujdesje me qëllim të fitimit të shpërblimit nga Allahu, sepse Pejgamberi alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimit në xhenet do të jemi kështu – dhe bëri bashkë gishtin tregues dhe të mesmin”. Pra, e kanë marrë me qëllim që t’i japin një edukatë të mirë, t’i mundësojnë një rritje të shëndoshë, një arsimim cilësor e kështu me radhë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  ! Me rëndësi dhe aktuale ! A lejohet ndërtimi i "njeriut nga bora" (dardaleci i njohur tek populli)?

Mirëpo, gjithësecili që do ta rriste një fëmijë ka dëshirë që të jetojë me të edhe pas modhës madhore! Atëherë, patjetër duhet që në vegjëli të fëmijës, përpara se t’i mbushë dy vjet, gruaja e cila e ka adoptuar t’i jep gji atij fëmije, ta ushqejë nga gjinjtë e saj me qumësht. Nëse këtë e bën, atëherë (fëmija) kur të rritet ka të drejtë t’i përshëndesë për dore kujdestarët e tij, të vetmohet dhe të udhëtojë me ta sepse ata tashmë janë nënë nga gjiri dhe baba nga gjiri, porse megjithëkëtë nuk mund ta fitojë të drejtën e trashëgimisë nga ata.

Dikush mund të pyesë: Si mund t’i jap qumësht ndërsa unë nuk mund të kem fëmijë d.m.th. as qumësht nuk kam?!

Përgjigje: Shumica e dijetarëve janë pajtuar se qumështi i cili e bën një femër nënë nga gjiri të një fëmije nuk kushtëzohet që ai qumësht të del si rezultat i lindjes apo i marrëdhënieve intime, por ai qumësht mund të del edhe si rezultat i konsumimit të disa hormoneve të cilat merren me gjilpër nga gruaja dhe si pasojë gjinjtë e saj do të kenë qumësht. Pra, me atë qumësht ajo mund ta ushqejë fëmijën e adoptuar me qëllim që të bëhet nënë nga gjiri, burri i saj babë nga gjiri, fëmijët e saj vëllezër dhe motra nga gjiri.

Allahu e gëzoftë çdo familje me fëmijë, sepse vërtetë janë kënaqësia e kësaj bote! Amin.

Allahu e di më së miri!

 

Tags:

Categories

Archives