Mjeksia Islame

A lejohet aborti në Islam ? Kur lejohet?

User Rating

aborti ne Islam

Shejh Muhamed Ibn Ibrahimi, rahimehullah, ka thënë: “Përsa i përket përpjekjes për abort të asaj çka ndodhet në bark kjo gjë nuk lejohet derisa nuk është vërtetuar vdekja e tij.
Kur vërtetohet atëherë aborti (normalisht) lejohet.” (“Mexhmua fetaua”, v.11, fq.151).

Këshilli i lartë i dijetarëve të Arabisë Saudite, ka vendosur:

”1. Nuk lejohet aborti në të gjithë etapat e tij vetëm se me justifikim të pranueshëm nga Sheriati dhe në kufi shumë të ngushtë.

2. Kur shtatzania është në etapën e parë 40 ditore dhe aborti i tij bëhet nga frika e varfërisë, frika e edukimit të fëmijës, pamundësia për përballimin e detyrimeve jetike të tyre, mësimit të tyre, ose për shkak të ardhmërisë së tyre, ose thjeshtë të mjaftuarit e dy bashkëshortëve me ato fëmijë që kanë, aborti në këto raste është i palejuar.

3. Nuk lejohet aborti kur gjaku është i mpiksur apo mutgatu (e cila është si një copë mishi e përtypur, ky është stadi pas qënies së kësaj cope, gjak i mpiksur).
Pra, nuk lejohet aborti, deri sa të vendosë komisioni mjekësor, i cili përbehet nga njerëz të sigurtë e besnikë se vazhdimësia e barrës paraqet rrezikshmëri për jetën e nënës.
Lejohet aborti vetëm kur ekziston frika për vdekjen e nënës nga vazhdimësia e barrës dhe kjo pasi janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për shmangien e rrezikshmërisë së tyre.

4. Pas fazës së tretë dhe pas plotësimit të katër muajve të barrës nuk lejohet aborti dera sa të vendosin të gjithë doktorët e specializuar e që janë besnikë e të sigurtë se qëndresa e foshnjës në barkun e nënës shkakton vdekjen e saj.
Dhe kjo vetëm pas kryerjes së të gjitha mënyrave për shpëtimin e jetës së tij.
Vetëm atëherë është i lejuar aborti, i cili kushtëzohet nga largimi i dëmit më të madh (që është vdekja e nënës), dhe për përfitimin e më të madhës dobi (që është shpëtimi i saj). (”El-Fetaua El-Xhaami’ah”, 3/1056.)

Këtu kemi edhe ligjeraten nga hoxhe i nderuar Enis Rama

Related Post



Tags:

3 Comments

  1. presheva
     /  Reply

    E nese vertetohet ne baz mjeksore qe femijaa dot jet met meta trupore ose qa qrregullimi gjat formimit a lejohet aborti ??
    All-llahu ju meshiroft

  2. presheva
     /  Reply

    E nese vertetohet ne baz mjeksore qe femijaa dot jet met meta trupore ose ka qrregullimi gjat formimit a lejohet aborti ??
    All-llahu ju meshiroft

  3. presheva
     /  Reply

    E nese vertetohet ne baz mjeksore qe femijaa dot jet met meta trupore ose ka qrregullime gjat formimit a lejohet aborti ??
    All-llahu ju meshiroft

POST YOUR COMMENTS

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

Categories