Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A lejohen të përdoren parfumet me alkool?


A lejohen të përdoren parfumet me alkool?


armani shqip

Kisha pasur dëshirë të pyes se a lejohen parfumet siç janë CK, Eternity ose Aramis të cilat përmbajnë alkool?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!Duhet të flasim më gjerësisht për çështjen e parfumeve se përmbajnë alkool. Në qoftë se përqindja e alkoolit është shume e vogël, themi se nuk është problem dhe mund të përdoret pa  ndonjë brengë, në qoftë se alkooli është 5 % ose më pak. Kjo  nuk është problem. Në qoftë se përqindja e alkoolit është shume e lartë, saqë mund ta dallosh, atëherë më mirë është që të mos përdoret, përveç në raste kur është e nevojshme, si për sterilizimin e plagëve dhe të ngjashme me këtë.

Në raste kur nuk është e nevojshme, më mirë është të mos përdoret, mirëpo nuk themi se është haram. Më së shumti qe mund të themi është se kjo përmbajtje e lartë e alkoolit ështe intoksikant (dehëse). Dhe padyshim konsumimi i intoksikanteve është haram në pajtim me tekstet e Islamit dhe konsensusin e dijetarëve, mirëpo a është e lejuar për të përdorur për çështje te tjera, përveç pirjes? Kjo është çështje e hapur për spekulime, mirëpo për të qenë në anën e sigurt nuk duhet ta përdorim. Ne qoftë se thoni se është e hapur për spekulime sepse Allahu thote:

“O Ju  qe besuat s`ka dyshim se  vera,bixhozi,idhujt dhe hedhja e shigjetes (per fall) jane vepra te ndyta nga shejtani.Pra largohuni prej tyre qe te jeni te shpetuar.Shejtani nuk deshiron tjeter,pervec se nepermjet veres dhe bixhozit te hedhe armiqesi mes jush, t`ju pengoje nga te permendurit e Zotit dhe t`ju largoje nga namazi.Pra,a po i jepni fund (alkoolit dhe bixhozit)?”El Maide 90-91

Atëherë e shikojmë kuptimin e përgjithshëm të frazës “Pra, largohuni prej tyre…” dhe themi se alkooli duhet të shmanget në të gjitha rastet, qoftë për të pirë ose i aplikuar në lëkurë, ose i përdorur në ndonjë mënyrë tjetër. Në qoftë se shikojmë në shkakun pse, Allahu thotë:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pse qan fëmija i porsalindur?

Shejtani nuk deshiron tjeter,pervec se nepermjet veres dhe bixhozit te hedhe armiqesi mes jush, t`ju pengoje nga te permendurit e Zotit dhe t`ju largoje nga namazi.Pra,a po i jepni fund (alkoolit dhe bixhozit)?”El Maide 90-91

Mund të kuptojmë se vetëm pirja është e ndaluar, sepse aplikimi në lëkurë nuk çon deri në atë (armiqësi). Pra, si konkluzion themi se, në qoftë se përqindja në këtë alkool është e vogël, nuk ka nevojë për brengë kur e përdorim, por në qoftë se është e lartë, atëherë më mirë është që ta shmangim atë, përveç nëse ka ndonjë nevojë, siç është sterilizimi i plagëve dhe të ngjashme me këtë.

Shejh Uthejmin.

Categories

Archives