Monday, 27/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Le të të mjaftoje shtëpia jote


Le të të mjaftoje shtëpia jote


shtepija jote

Izolimi ligjor sipas sunnetit është: te largohesh nga e keqja dhe pronaret e saj, nga kaotiket, anarkistet dhe te humburit, te bëhesh unik, te qetësohet mendja, te te pushoje truri dhe te stoliset me margaritarët e mençurisë, te çlirohet syri yt ne kopshtin e njohurive. Vërtetë, t’izolohesh nga çdo gjë qe te largon nga e mira dhe respekti është ilaç i fuqishëm te cilin e kane provuar mjeket e zemrave dhe pati sukses te jashtëzakonshëm, e unë po te orientoj te ai ilaç; te vetmohesh nga e shëmtuara, nga e kota dhe fundërrina do te thotë ta vaksinosh mendjen, ta ndritësh ligjin e frikërespektit, ta festosh datëlindjen e pendimit dhe përkujtimit, e shoqërimi fisnik dhe përzierja e lavdëruar me njerëz vërtete është në namaz dhe unitet, në tubimet e dijenisë dhe solidaritetit të mbarë, ndërsa nga tubimet boshe dhe te kota-te kesh kujdes, te kesh kujdes, ik me lëkuren tende, qaj për mëkatin tënd, lidhe gjuhen, le te te mjaftoje shtëpia yte, ngase te përzihesh me barbaret do te thotë te luftosh me dhune shpirtin tënd, ta kërcënosh rrezikshëm boten e sigurisë te qetësisë se shpirtit tënd, kjo, sepse ti po ulesh me padronet e thashethemeve, me trimat e mashtrimeve dhe me mësonjësit qe te përgëzojnë me sprova, telashe kokëçarje derisa te vdesësh për çdo dite nga shtate here para se te te arrije vdekja “Edhe sikur te dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin tjetër pos ngatërresës”(Kur’an).

Dhe kur qyqari me veten e tij te jete vetmuar
ne ndonjë vend kërkon përleshjen dhe dyluftimin pa e pare askënd

Prandaj, shpresa ime e vetme është qe ti t’i qasesh çështjes tende dhe te izolohesh ne dhomën tende përveç nëse ke ndërmend te flasësh a te veprosh mire, me ç’rast do te vëresh se si zemra yte po kthehet te ti, shpëtoje kohen tende nga kaosi, jetën tende nga pakuptimësia, gjuhen tende nga përgojimi, zemrën nga shqetësimi, veshin nga vullgariteti, shpirtin nga mendimi i keq, e kush e provon ia del, ndërsa kush hip ne transportet e iluzioneve dhe shthuret me te tjerët, thuaj atij: selam!(shpëtofsh).Aid el Karni

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vdekja nuk është zhdukje!
Tags:

Categories

Archives