Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Le te me vrasin edhe mua sepse them Allahu ekber

Le te me vrasin edhe mua sepse them Allahu ekber

nena aNëna e të akuzuarve për sulmet në maratonën e Bostonint, në një deklaratë ekskluzive për CNN shokoi gjithë botën.

Zubeidat Tsarnaeva, nëna e të akuzuarve Tamerlan dhe Xhohar, shokoi gjithë botën, me deklaratën e saj ku tingoll mjaft e shqetësuar, me siguri nga shqetësimet e shumëta të gazetarëve ku tha:

“Le ta vrasin, nuk më intereson. Djali im më i vjetër është vrarë, edhe kjo nuk më intereson. Nuk më intereson nëse më vrasin edhe mua edhe djalin tim më të ri. Dëshiroj që e gjithë bota ta dëgjojëkëtë. Nuk më intereson nëse më vrasin edhe mua. Dhe do të them “Allahu Ekber! Kjo është që dua të them, OK!?” deklaroi Zubeidat në bisedën telefonike me gazetarin e CNN. Më i vjetri nga vëllezërit, Tamerlan ka vdekur nga gjuajtjen e policisë, kurse vëllai i tij më i ri është plagosur pak më pas.

Presidenti rus gjithashtu u shpreh se bombarduesit ishin çeçenas, me të cilët Putin udhëheq luftë, duke thënë se Rusia “me vite të tëra lufton kundër terroristave”.

“Mendimi i publikut në SHBA duhet të respektohet. Njerëzit nuk e dinë çka po ndodh. Do të doja t’u rekomandoja atyre por edhe qytetarëve tanë se Rusija gjithashtu është viktimë e terrorizmit ndërkombëtarë”, deklaroi Putin.

Ai shtoi se gjithmonë është ndier keq kur mediat ndërkombëtare, terroristët që bëjnë krime nëpër Rusi i quajnë rrebelë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çaji turk eksportohet në 85 vende të botës

Categories

Archives