Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Le të bëjë lutje për begati, pasi marrja mësysh është hak



Le të bëjë lutje për begati, pasi marrja mësysh është hak

Sa i përket ndalimit të marrjes mësysh, që të mos ndodhë, kjo gjë është e mundur dhe forma më e qëlluar është që kur të shohim diçka të bukur dhe magjepsemi, atëherë duhet ta kujtojmë atë duke bërë lutje që vërteton madhërinë e Allahut të Lartësuar, ose edhe duke thënë “Mashallah”.
Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Nëse ndonjëri nga ju sheh në veten e tij ose në pasurinë që posedon ose të vëllait të tij diçka që i pëlqen, le të bëjë lutje për begati, pasi marrja mësysh është hak.” (Shënon Ahmedi)
Kjo ishte ajo që arritëm të përmbledhim në këtë përgjigje rreth marrjes mësysh.