Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Largoje zbrazëtinë me punë


Largoje zbrazëtinë me punë


69aaLargoje-zbraztin-me-punAta qe janë te zbrazur ne jete, mu ata janë pronare te mashtrimeve dhe te thashethemeve, ngase mendjet e tyre janë te shkapërderdhura: “dëshiruan te jene me te paangazhuarit”(Kur’an). Vërtete prej gjendjeve me te rrezikshme te mendjes është dita kur mbetet pronari i saj pa pune, mbetet sikurse vetura pa shofer qe shpejton ne teposhtëze e lëkundet here ne te djathte e here ne te majte.

Ditën kur te gjesh ne jetën tende zbrazëti atëherë përgatitu për brengosje, mërzi e shqetësim ngase kjo zbrazëti tërhjek pas veti te gjitha dosjet tua te se kaluarës, se sotmes dhe te ardhmes te rrugëve jetësore dhe kjo ty te bën te konfuzionuar, andaj këshilla ime për mua dhe për ty është qe te ngritësh menjëherë ne pune te frytshme ne vend te kësaj shthurje vrasëse, ngase kjo gjendje do te thotë te varrosesh i gjalle pa e hetuar, te besh vetëvrasje me pilulën qetësuese.

Te kesh zbrazëti ne jete i ngjason dënimit te ngadalësuar qe praktikohet ne burgjet e Kinës me vendosjen e te burgosurit nder gypin qe pikon për çdo minute nga një here dhe ne çastet e pritjes se këtyre pikave i burgosuri goditet me çmenduri.
Qetësia është pakujdesi, zbrazëtia është hajn profesionist, ndërsa mendja yte është viktime e shqyer e këtyre luftërave mashtruese. Andaj, ngritu tani, falu apo lexo, përkujtoje Zotin studio ose shkruaj diç, ose rregulloje bibliotekën tende, shtëpinë, beri dobi dikujt derisa ta tejkalosh zbrazëtinë, e unë me te vërtetë po te këshilloj. There zbrazëtinë me thikën e punës e mjeket e botes ta garantojnë ty 50% te lumturisë përballe kësaj rrjedhe imponuese, vetëm kaq, shiko bujqit, furrtaret dhe muratoret se si këndojnë me këngët e zogjve ne lumturi e rehati, e ti gjendesh ne shtratin tënd duke i fshire lotët dhe duke u trazuar për shkak se je i kafshuar.
Aid el Karni

Një shkrim tjetër i dobishëm  Besimi, lulja e jetës
Tags:

Categories

Archives