Monday, 27/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Largimi nga zakonet e këqija


Largimi nga zakonet e këqija


largimi

Largimi nga zakonet e këqija


Mos mendo vetëm në rehatinë se për të arritur te ajo çka është e kërkuar don mund!
Mos lejo që zemra jote të lidhet pas gjërave të kësaj dynjaje!
Pas çdo gjëje që lidhet zemra prej kënaqësive të kësaj dynjaje, përveç Allahut dhe të dërguarit të Tij, kjo është në llogari të fesë prandaj largohu prej tyre, ndërroje me diçka tjetër dhe forcoj lidhjet e tua me Zotin tënd. Të jenë Allahu dhe i dërguari i Tij më të dashur për ty se çdo gjë tjetër.

Përmirësimi i mendimeve të këqija

Nëse njeriu mendimet i ka të mira, përmirësohet edhe zemra e tij; nëse mendimet e tij janë të këqija, prishet edhe zemra e tij. Ilaçi më i dobishëm është që ta angazhosh mendjen tënde në atë që të intereson e jo në atë që nuk të intereson. Të menduarit në atë që nuk të intereson është derë e çdo të keqeje. Kush rri duke menduar në atë që nuk i intereson e humb atë që i intereson, e humb atë që i bën dobi për fenë e tij. Mos lejo që shejtani të mbizotërojë në mendjen tënde, se nëse e lejon, do ta prishë mendjen tënde, pastaj do të jetë shumë vështirë që ta arrish qëllimin e duhur.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Paqja qoftë mbi çdo besimtar
Tags:

Categories

Archives